Gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj, ka folur me Lisian Milushi gjatë marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit.
Lisian Milushi ka publikuar dëshminë e penalitetit të marrë më 23 tetor 2026, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve, ku rezulton i padënuar.
“Zoti kryeministër më ka akuzuar për kundërshtim të forcave të rendit, dhe prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta. Gjë që unë ia faktoj shumë mirë sepse kam dëshminë e penalitetit, që dëshmoj se unë nuk kam qenë i dënuar asnjëherë. Nuk kam asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë. Më ka tronditur jashtëzakonisht shumë akuzat e kryeministrit pasi kjo gjë prek familjen time, bashkëshorten, vajzën time 13-vjeç.”-deklaroi Lisian Milushi.
I pyetur nga gazetari Gjinaj nëse është financuar nga organizatat kriminale, Milushi tha se, “Kjo është e pavërtetë, le ta marrin telefonin tim ta shohin. Unë dal në protestë për të drejtat e mia. Kam një vajzë 13-vjeçare, edhe ajo do jetë studente një ditë. Dhe nuk dua që ajo të ketë një situatë që po kalon Shqipëria. Dhe i kërkoj policisë mos të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve”.
Më tej ai tha se do ta padisë penalisht kryeministrin për akuzat që bëri publikisht.

© SYRI.net
'Ju erdhi fundi, dorëheqje!'/ Studentët dhe opozita mbushin Rrugën e Durrësit, jehon protesta kundër Ramës në ditën e 12-të
Studenti flet për Syri Tv: Unë kam ardhur nga jashtë kur pashë dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve e studentëve
VIDEO/ Këngëtarja Irini Qirjako i bashkohet protestës rinore: Më flet shpirti...