Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Beqir SINA – New York

Pas ish-ambasadores së SHBA-së në Athinë, Kimberly Guilfoyle, me Edi Ramën,  një tjetër ambasador – me të njëjtën akuzë Richard Grenell – duket se po i iken nga lista “miqtë e tij” në Uashington të korruptuar.

Hetimi i ambasadorit Richard Grenell  është në vazhdim dhe fokusohet te verifikimi i dokumenteve dhe i mesazheve, të paktën vetëm sipas deklaratave të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. 

Ky mendohet se është një konflikt i ashpër brenda rrethit të Trump-it, i quajtur “MAGA blood feud”. Ku nga Uashingtoni, po flitet për një pezullim deri në përfundim të hetimeve, por pezullimi formal i Grenellit, faktikisht  nuk është konfirmuar ende. 

Gjithësesi, mun të them se situata mbetet e hapur, dhe do të qartësohet me përfundimin e hetimeve, pas votimeve të 3 nëntorit (midtermes).

Ajo që quhet skandal është një skemë e pretenduar “pagesë për ndikim”, e cila ka shkaktuar tensione të larta brenda Shtëpisë së Bardhë, duke vendosur përballë njëri-tjetrit aleatë të afërt të presidentit Donald Trump. 

Në qendër të konfliktit, pas ambasadores së SHBA-së në Athinë, Kimberly Guilfoyle, “pagesë për ndikim”, është vendosur tani Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, ish-i dërguar i posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë dhe ish-drejtues i përkohshëm i Kennedy Center.

Në tetor 2026, ish-avokatja e Trumpit, Alina Habba Mildon, dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni turk Turhan Mildon, e kanë akuzuar Grenellin, se ka manipuluar një transfertë prej 17,6 milionë dollarësh. Sipas tyre, rreth 5,6 milionë dollarë ishin parashikuar si donacion për Kennedy Center, por nuk kanë mbërritur kurrë. 

Axios dhe The New York Times, kanë raportuar për një mesazh teksti të datës 3 maj 2025, ku Grenell pretendohet se ka premtuar akses në evente VIP dhe takime me administratën, në Shtëpinë e Bardhë dhe Mar -a-Lago – Florida, madje edhe me presidentin, pasi paratë të vinin te kompania teksase Texas Armament & Technology. 

Transferta lidhet me një marrëveshje që përfshin Republikën Demokratike të Kongos. Hetimi i brendshëm ka zbuluar se transferimi ka ardhur nga një llogari bankare e lidhur me qeverinë kongoleze, jo nga llogaria personale e Mildonit, siç u pretendohej fillimisht.

Grenell i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “absurde” dhe “gënjeshtra”. 

Ai ka deklaruar se nuk ka kërkuar asnjë pagesë dhe nuk ka marrë asnjë cent. Ndërsa, Presidenti Trump, ka urdhëruar këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, të hetojë dokumentet dhe pretendimet e ngritura ndaj Grenell. 

Ndërkohë, që hetimi vazhdon, ky konflikt, i quajtur “Gjakësi MAGA”, zbulon tensione të thella midis aleatëve të presidentit në prag të midterms. Megjithse, Grenell ka pranuar se roli i tij si Special Presidential Envoy for Special Missions kishte përfunduar që në shkurt 2026.Pra nuk është më pjesë e administratës Trump.

Grenell njihet prej vitesh për lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama, sidomos për iden Open Ballkan. 

Ai ka mbështetur publikisht pozicionet e qeverisë shqiptare, përfshirë kritikat e Ramës ndaj procesit gjyqësor të Hashim Thaçit në Hagë. 

Ndërsa, në qarqet politike shqiptare, veçanërisht nga opozita, ai është cilësuar shpesh si “lobist i padeklaruar” i Ramës në Washington.

Sponsorizuar

Ndërhyrjet e tij në Kosovë, janë evidente dhe po aq të forta. Ai sulmon vazhdimisht Albin Kurtin dhe mbron me forcë Hashim Thaçin, duke e quajtur burgosjen e tij “padrejtësi të rëndë”.

Por lind pyetja “një milion dollar- përgjigje” , sa e besueshme është që një person me lidhje kaq të forta me Beogradin dhe Aleksandar Vuçiçin dhe të jetë njëkohësisht edhe mik i Edi Ramës? të jet i sinqert me shqiptarët.

Faktet janë të pakundërshtueshme. 

Në tetor 2023, Vuçiç e dekoroi personalisht Grenellin me Ordenin e Flamurit Serb të Klasit të Parë. Kompania e lobimit Valcour, e paguar nga qeveria serbe, ka kontaktuar Grenellin dhe ka marr llogari bankare nga Serbia. 

Këto lidhje e bëjnë të dyshimtë rolin e tij të dyfishtë në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-Tiranë.

Çështja e Hashim Thaçit është ajo që sot prek nervin më të ndjeshëm të shqiptarëve. Me kujtimin e luftës së UÇK-së dhe pavarësisë së Kosovës Grenelli pa asnjë funksion në Shtëpinë e Bardhë , tani futet në lojë duke shfrytëzuar eksesin e tij personal me Presidentin Trump dhe familjen e tij.

Richard Grenell i cili i “nuhat” mirë këto çështje, futet në lojë sa her që hapet çështja e Thaqit në Hagë, pa e permendur as edhe një her të paktën Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin apo Jakup Krasniqin. 

Duke mbrojtur vetëm Thaçin dhe duke sulmuar Kurtin, Grenell (dhe me të Rama) prek pikërisht këtë pikë emocionale te shqiptarët në Kosovë. 

Pasi Grenell e di mirë që kjo gjuhë “komunikimi” diplomatik, ashtu si Edi Rama, krijon një solidaritet të menjëhershëm midis shqiptarëve. 

Ndërsa sulmi i tij personal ndaj Kurtit, i shërben interesave të Beogradit, duke dobësuar qeverinë e Prishtinës, sa her ka “lëkundje” në Prishtinë. 

Ndërkohë, që për Ramën, kjo ofron një platformë për t’u shfaqur si mbrojtës i “çështjes kombëtare”, dhe natyrisht për të mbuluar çdo gjë që po ndodh në Shqipëri sot, ku besimi ndaj tij është lëkundur ndjeshëm. 

Kurse për ambasadorin Grenell mbetet e dyshimt se pas skandalit të zbuluar, dhe ai është nën hetim, me Kongon ku pretendohet se ka premtuar akses në evente VIP dhe takime me administratën, në Shtëpinë e Bardhë dhe Mar -a-Lago – Florida, ska dyshim që hetimet do të zgjerohen edhe në Ballkan. 

Përjatësisht, ngaqë hetimi në Uashington, vazhdon dhe detajet e reja për origjinën e transfertës nga Kongo, shtojnë kompleksitetin, dhe debatin mbi ndikimin e Grenellit në Ballkan që mbetet i hapur dhe i dyshimtë.

Nga arkivi

  • EMRA & FOTO GALERI/ Londër, “mafia shqiptare”, si iu gjetën fermat e kanabisit me vlerë 6 milionë paund
  • HISTORIA & FOTO GALERI/ Shet trupin për të paguar tarifën e universitetit, ja sa fiton në një orë
  • Basha nuk do të takohet me Mogherinin
  • Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, mesazh për ndarjen nga jeta të Barbara Bush
  • FOTO GALERI/ SHBA, ndahet nga jeta Barbara Bush, ish-Zonja e Parë dhe nëna e një tjetër Presidenti
  • Basha flet pas rekomandimit: Sot nuk është momenti për të festuar, por për...

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej