Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh

22 Tetor 2026 | 16:39

Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh.

Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.

Prej 10 ditës studentë, gjimnazistë dhe të rinj po protestojnë në rrugët e Tiranës teksa kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet! Masa shtesë për ta parandaluar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo këtë të premte ka marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe...
18:25 | 23/10/2026

Adea Pirdeni emërohet në krye të Ministrisë së Administratës Publike

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj gjithashtu ka dekretaur e emërimin...
16:29 | 23/10/2026

Pas disa orësh kërkime, gjendet dhe shpëtohet turisti i huaj në Vlorë

Pas disa orësh kërkimesh, është gjetur dhe shpëtuar turisti i huaj që kishte humbur orientimin në Vlorë. Operacioni u realizua nga grupi i Shpëtimit Alpin...
16:18 | 23/10/2026