Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KESH i jep Renco-s tenderin mbi 23 milionë euro për “Tigrat”, skualifikohet oferta më e ulët

12/10/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania italiane “Renco”, e përfshirë në marrëveshjen për dhënien me qira të dy termocentraleve lundruese në Vlorë, është shpallur fituese e tenderit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Procedura, me fond limit prej 1.85 miliardë lekësh, ose mbi 23 milionë euro, është zhvilluar mes konkurrencës së kufizuar, pasi operatori tjetër pjesëmarrës është skualifikuar për mungesë të përvojës së ngjashme.

Tenderi për “Operim dhe Mirëmbajtje e Asetit Gjenerues Termik, Vlorë” është shpallur në gusht të këtij viti nga KESH, nën drejtimin e Viola Haxhiademit. Dy termocentralet lundruese, të njohura si “Tigrat”, ndodhen të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë.

Renco është një prej kompanive të huaja të përfshira në marrëveshjen e vitit 2022 me qeverinë shqiptare për dhënien me qira të dy centraleve gjeneruese të energjisë elektrike. Marrëveshja u nënshkrua mes KESH-it dhe bashkimit të kompanive “Excelerate” dhe “Renco”, ndërsa qiraja ditore për dy termocentralet raportohet të ketë qenë rreth 95 mijë dollarë.

Pas kësaj marrëveshjeje, Renco krijoi në Shqipëri edhe degën e saj, “Renco Spark”, e cila është përfshirë në procedurën aktuale të prokurimit.

Sponsorizuar

Në garë ka marrë pjesë edhe një operator tjetër, i cili kishte paraqitur ofertën më të ulët. Megjithatë, KESH-i e ka skualifikuar këtë kompani me argumentin se “nuk plotëson kriterin e përvojës së ngjashme”.

Ky kriter ka kufizuar konkurrencën në procedurë, pasi Renco është kompania e përfshirë më parë në operimin e termocentraleve lundruese në Shqipëri. Kjo ngre pikëpyetje mbi konkurrencën reale në tender dhe mënyrën e përcaktimit të kritereve për një kontratë me vlerë mbi 23 milionë euro.

Marrëveshja e vitit 2022 për marrjen me qira të dy termocentraleve ka qenë objekt debatesh, ndërsa tenderi i ri për mirëmbajtjen e tyre rikthen vëmendjen te kostot që lidhen me këto asete dhe transparenca në përdorimin e fondeve publike.syri

Nga arkivi

  • "Ia nxiu faqen Shqipërisë", Ish-deputetja: Korrupsioni falimenton 50 biznese në ditë
  • Dorjan Teliti publikon videon: Qytetarët varfërohen, oligarkët e qeverisë pasurohen
  • "Ekonomia në pikiatë" Ish-deputetja flet me shifra: Ja çfarë dëmesh iu ka sjellë qeveria bizneseve
  • "Bujqësia në ditën më të keqe", Tabaku: Qeveria nuk mbështet fermerët
  • Tekniku në shtëpinë tuaj, ideja që po ndryshon shërbimin
  • “Konflikti politik po ndikon në ekonominë shqiptare”

Po ndodh

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

02/11/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Çfarë thotë avokati Ndreca: Ministri Gogu e kërcënoi Veliajn në emër të Ramës. Ndodhi të premten

02/11/2026
Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

02/11/2026
Ndahet nga jeta aktori Gjergj Mena, Teatri Kombëtar: Do të na mungojë si artist dhe si mik

Ndahet nga jeta aktori Gjergj Mena, Teatri Kombëtar: Do të na mungojë si artist dhe si mik

02/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

02/11/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Çfarë thotë avokati Ndreca: Ministri Gogu e kërcënoi Veliajn në emër të Ramës. Ndodhi të premten

02/11/2026
Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

02/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.764 artikuj gjithsej