Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve

22/10/2026
Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve
Share on FacebookShare on Whatsapp


Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar afrimin e qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që protestojnë kundër qeverisë.

Pavarësisht heqjes së gardhit, forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kuvendit, ku kanë krijuar një kordon për të penguar kalimin e protestuesve.

Në protestë janë mbledhur qytetarë, studentë dhe pedagogë, të cilët vijojnë të kundërshtojnë situatën politike në vend dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestës, një prej pedagogëve u është drejtuar me një fjalim të fortë efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë dhe të mos qëndrojnë përballë studentëve që kërkojnë ndryshim.

Pedagogu kritikoi pushtetin, duke e akuzuar për vjedhje dhe duke theksuar se protesta nuk bëhet për interesa personale, por për të ardhmen e qytetarëve. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për pabarazinë ekonomike, duke iu referuar pasurisë së personave të lidhur me pushtetin dhe vështirësive me të cilat, sipas tij, përballen shumë familje shqiptare.

Sponsorizuar

“Ai nuk e mban më, ai ka ikur. Por ju do t’ju vijë turpi, në anën e turpit të historisë. Nuk ju bëjmë gjë ne, as me të nuk merremi, por ka ardhur koha të ndryshojmë jetët tona. Të gjithë bashkë, ne po luftojmë dhe për ju. Unë nuk kam asnjë hall, fëmijët e mi janë në punët e tyre. Por nuk shkon më kështu, po na vjedhin o miq. Boll më. Ka miliona ajo Bela, ju dhe të tjerë nuk keni bukë në shtëpi. Çfarë bëni, ku e gjeni këtë urrejtje o miq? Kam 40 vite… gjysmën tuaj e kam bërë me diplomë”, u shpreh pedagogu, duke iu drejtuarz efektivëve të policisë.

Prania e shtuar e forcave të rendit dhe kordoni policor para Kuvendit vijojnë të karakterizojnë situatën në protestën e qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve.a.b

Nga arkivi

  • KËRKESA/ Rithemelimi kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama
  • Borrell ia njeh meritë Edi Ramës, reformën në drejtësi
  • Rama fyen sërish protestuesit: Nuk ka protestë më të turpshme
  • “Qeveria po përgaditet të rikthejë taksën për biznesin e vogël”
  • Berisha në Elbasan: Do t’u lëmë blofin në dorë!
  • Basha çudit edhe me “kolegjin e kryetarëve”: Jam në dispozicion të zgjidhjes, zgjidhja është proces

Po ndodh

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

02/11/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Çfarë thotë avokati Ndreca: Ministri Gogu e kërcënoi Veliajn në emër të Ramës. Ndodhi të premten

02/11/2026
Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

02/11/2026
Ndahet nga jeta aktori Gjergj Mena, Teatri Kombëtar: Do të na mungojë si artist dhe si mik

Ndahet nga jeta aktori Gjergj Mena, Teatri Kombëtar: Do të na mungojë si artist dhe si mik

02/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

02/11/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Çfarë thotë avokati Ndreca: Ministri Gogu e kërcënoi Veliajn në emër të Ramës. Ndodhi të premten

02/11/2026
Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, zhvendosin protestën para Kryeministrisë

02/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej