Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesin e muajit tjetër, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Shën Petersburg mes liderit rus dhe Steve Ëitkoff, të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump.
"Ne po synojmë Abu Dhabin. Pati një marrëveshje që ndoshta t'i mbajmë ato në mesin e nëntorit, pas 10 nëntorit", tha Ushakov.
Sa i përket fundit të konflikteve ai nuk dha një datë të caktuar, por nënvizoi se po punojnë për këtë çështje.
"Nuk e di sa afër jemi, por po ecim në atë drejtim", tha Yuri Ushakov.
Takimi mes Putinit dhe Ëitkoff u zhvillua në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump po ushtron presion ndaj Kievit për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur se zgjidhja e ngërçit kërkon një samit mes liderëve të vendeve të përfshira. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, luftimet vijojnë në terren, ndërsa të dyja palët vazhdojnë sulmet e përditshme me armë me rreze të gjatë veprimi.
Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së zhvilluan tre raunde negociatash në fillim të këtij viti, me takime në Abu Dhabi, në janar dhe shkurt, si dhe në Gjenevë, në shkurt.

Foto: Steve Witkoff dhe Vladimir Putin
Steve Witkoff është përfshirë në një furi stuhie në SHBA pasi falënderoi Vladimir Putinin dhe e quajti atë "të dhembshur" për lirimin e Stephen Hubbard, amerikanit të mbajtur në burg në Rusi për katër vjet.
"Ju flisni shumë për presidentin tim, Presidentin Trump, se është i dhembshur. Edhe ju jeni i dhembshur, ju pranoj këtë, ju përgëzoj për këtë dhe ju falënderoj përsëri", tha Witkoff.
"Putin është një vrasës i pamëshirshëm", vërejti senatori konservator John Corbyn, ndërsa kongresmeni republikan Don Bacon i quajti fjalët e Witkoff "një tjetër turp".
"Duhet të kërkoni kuptimin e fjalës "i dhembshur" në fjalor. Duhet të ktheheni në Ukrainë dhe t'i pyesni familjet e fëmijëve të rrëmbyer dhe të vrarë nga Putini nëse mendojnë se ai është i dhembshur", tha senatori republikan Thom Tillis.
-
Si mundet Putini ta thote kete fjale ku i afrohemi fundit te luftes kur ai e din se Zelenski thot haptas dhe nuk bisedon per dorezimin e teritorit ,deri me tani Rusia vendosi kushte kurse tani flitet per nji mareveshje qe nuk eshte e mundur nga te dy palet me gjith ata humbjet njerezore,materiale ,demet si dote ja shesi Putini popullit na falni por nuk mundemi ta fitojm luften pra dote dorezohemi se keshtu e don Donalld Trapi ,turp per nji superfuqi.
Përgjigju






Komente
Komento