Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

21 Tetor 2026 | 09:41

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët.

Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve.

Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e shkollave 9-vjeçare, studentët do të largohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat studentore në Tiranë, reagon PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet

Partia Popullore Evropiane, PPE ka reaguar lidhur me protestat dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për respektimin e standardeve demokratike, të drejtave...
17:44 | 22/10/2026

Bojkoti në GJKKO, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së për rikthimin e normalitetit

Tre përfaqësues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar...
17:35 | 22/10/2026

Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh

Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale,...
16:39 | 22/10/2026