Top News – ‘Vajza e djem të bukur në protestë, por…’ Rama: Do ta paguajë kushdo që dhunon policët
19/10/2026 12:06

“Kam parë, po i kam parë dhe unë vajza dhe djem të bukur, të bukur. Ata s'janë huliganë si ata të gurit, të hurit dhe të zjarrit, por janë të ekstremizuar, janë të verbuar nga ideja se hajde ta kthejmë njëherë përmbys se pastaj do bëhet më mirë. Si do bëhet më mirë? Si mund të bëhet më mirë duke kthyer përmbys? Çfarë do kthehet përmbys? Vullneti i popullit do kthehet përmbys? U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë e shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti, nëse duan të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdoqoftë që është në anën e shtetit. Asnjë kokërr leku nuk do marrin ata nga taksat e shqiptarëve për asgjë. Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do zëvendësojmë pemët. Nuk do paguajmë nga taksat e shqiptarëve për këta djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për ‘’Antifën’’, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06