Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10/2026 12:03

Ndërkohë që Ukraina po e gjen veten gjithnjë e më larg SHBA-së, Bashkimi Evropian, ka shprehur mbështetjen e palëkundur për Kievin, por një shqetësim mbetet: A mundet Evropa ta mbështesë e vetme ukrainën, ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht. E ky është edhe një shqetësim i dukshëm i presidentit Volodimir Zelenski. SHBA, me presidentin Donald Trump, rrezikon të tërheqë plotësisht mbështetjen për ukrainën ndërkohë që po afrohet gjithnjë e më shumë me Rusinë. Trump pezulloi sanksionet ndaj rusisë, ka lidhur marrëveshje me të për furnizimin me naftë dhe i ka kërkuar Ukrainës të ndalë sulmet mbi rafineritë ruse. Ndërkohë, të paktën pjesërisht, është ndërprerë mbështetja teknike për Ukrainën, përfshirë caktivizimin e satelitëve starlink. Kjo e fundit vecanërisht e lë Kievin në një pozitë shumë të brishtë: ai nuk ka paralajmërim për sulmet e ardhshme ruse dhe nuk mund të godasë rusinë në territorin e saj. Zelenski i ka evropianët në krah dhe thotë se ata janë aleatët e besueshëm të Ukrainës dhe liderët e vërtetë të botës së lirë. Por ai e di se cfarë vjen pas kësaj. Nëse SHBA tërhiqet plotësisht, evropa duhet të marrë në dorë gjithcka. Që ukraina të mos humbasë, ka nevojë për raketat patriot. Evropa ka në rezerva raketa të tilla, të mjaftueshme që ukraina të kalojë dimrin. Por a duan vendet evropiane të zbrazin rezervat e tyre. Ndërkohë, Ukrainës i duhen para. Sa është e gatshme të bëjë evropa në këtë drejtim. Asetet e ngrira ruse mbahen në Belgjikë, por qeveria belge kundërshton ti lirojë ato për tu përdorur në Ukrainë. Alternativa tjetër janë borxhet e përbashkëta të vendeve të BE dhe shumë prej tyre hezitojnë. Në këtë mënyrë, shqetësimet e Ukrainës mbeten pa përgjigje, ose me një përgjigje të përmbajtur, ndërkohë që ekziston ende një fije shprese se SHBA mund të largohet nga kursi pro-rus.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33