Top News – Autobusi përplaset me trenin / Aksident pranë tunelit të La Manshit, 19 të lënduar
16/10/2026 12:19

Të enjten në mbrëmje, një autobus u përplas me një tren të ndaluar në zonën e imbarkimit të automjeteve për në Tunelin e Kanalit të La Manshit, në Francë. Si pasojë, mbetën të lënduar shoferi dhe 18 pasagjerë, bënë të ditur autoritetet. Pesë persona pësuan lëndime të rënda, por jeta e asnjërit prej tyre nuk duket të jetë në rrezik, deklaruan zyrtarët. Minibusi po transportonte shoferë kamionësh të kombësive të ndryshme, të cilët po përgatiteshin të udhëtonin me një tren "LeShuttle", shërbim që transporton automjete dhe pasagjerët e tyre përmes tunelit. Zona përreth hyrjes së tunelit u bllokua të enjten në mbrëmje, raportuan korrespondentët e AFP-së nga vendngjarja, ku ishin të pranishëm një helikopter dhe disa automjete të shërbimeve të urgjencës. Prokuroria lokale njoftoi se është hapur një hetim mbi dyshimin për shkaktim të lëndimeve pa dashje. Zyrtarët thanë se trafiku i mallrave nuk u ndërpre, ndërsa shërbimet e trenave të pasagjerëve të "Getlink" u pezulluan për një orë, kohë gjatë së cilës ekipet e urgjencës u kujdesën për të lënduarit. Më pas qarkullimi u kthye në normalitet. Kompania hekurudhore e pasagjerëve "Eurostar" bëri të ditur se shërbimet e saj nuk janë prekur nga ngjarja. Me një gjatësi prej 50 kilometrash, Tuneli i Kanalit të La Manshit është infrastruktura më e gjatë e këtij lloji në botë. Ai lidh Francën veriore me Folkestone-in në Angli, që nga viti 1994. Tuneli menaxhohet nga kompania "Getlink" dhe përdoret çdo ditë nga qindra trena.

Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45