
Protestuesit kanë sulmuar bizneset te Kullat Binjake, duke shkatërruar bizneset. Ndërsa një pjesë tjetër ka hipur në shkallët e ”Piramidës”, në dy krahët e saj dhe në mes e kanë ndezur flakadanë. Nën sulmin e protestuesve është vendosur edhe një nga bizneset e kafeneve te ”Piramida”. Më pas kanë hyrë brenda dhe kanë marrë produktet aty, si pije dhe ëmbëlsira e kanë nisur t’i shpërndajnë.
Pasi kanë ndezur flakët tek Kullat Binjake, Policia është përgjigur me një sasi të lartë me gaz lotsjellës. Protestuesit për momentin janë shpërndarë.


