Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj studentëve, nesër në orën 14:00 të gjithë para Ministrisë së Arsimit

Lajme E martë, 13 Tetor 2026 23:38
Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj studentëve, nesër në orën 14:00 të gjithë para Ministrisë së Arsimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës së studentëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka cilësuar ndërhyrjen policore si një nga ngjarjet më të rënda të dhunës ndaj të rinjve që prej dhjetorit të vitit 1990. ”Sot ‘Padrino’ i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të ’90 ndaj studentëve çlirimtarë”,-theksoi Berisha. Gjatë konferencës për mediat, Berisha ka bërë thirrje që nesër në orën 14:00 tek Ministria e Arsimit të mblidhen të gjithë demokratët, qytetarët, pavarësisht nga bindjet politike, të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve.

FJALA E PLOTE:

Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër shtazore të regjimit ndaj rinisë studentore që nga dhjetori ’90 e gjer sot.

Sot ‘Padrino’ i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të ’90 ndaj studentëve çlirimtarë.

Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetare dhe gazetarë që bënin detyrën e tyre u agresuan në mënyrën më barbare.

U thyen gjymtyrët, u gjakosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks dhe në gjithë trupin, në dhjetëra e dhjetëra raste.

Dëshmitarë okularë kanë dërguar video të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrët, në kohë kur ai nuk po kryente në mënyrë absolute asnjë akt ndaj askujt, dhe e morën pa ndjenja, e plasën në makinën e tyre.

Të tjerëve, banorëve, u kanë hedhur në ballkon bomba të gazit.

Gazetarëve të tjerë u kanë çarë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje të gjerë popullore nga qytetarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe Edi Rama, i tmerruar, zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e tij të pakufishme ndaj tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 10 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 10 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 11 orësh

Qarkullojnë dhe lajme të pakonfirmuara, të cilat nuk i bëj publike gjersa të konfirmohen.

Por dhuna e egër, thyerja e kofshëve, e kërcinjve, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Fytyra e vërtetë e Ervin Demos.

Imagjinoni shqiptarë kush ka qenë zëvendësministër i arsimit. Se çfarë turpi, çfarë krimineli ka qenë në arsim.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Partisë Demokratike, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, ftoj të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve, kërkesën e tyre për largimin e Edi Ramës nesër në të njëjtën orë, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre.

Shpresoj dhe uroj që kjo dhunë barbare të marrë dënimin e merituar nga e gjithë rinia universitare dhe parauniversitare, por edhe ajo në punë.

Kjo është fytyra e regjimit ndaj rinisë. Nesër të gjithë në mbështetje të studentëve.

Nesër është dita e studentëve dhe e atyre që mbështesin kauzën studentore.

Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 1 ore

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 1 ore

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 1 ore

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 10 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 10 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 11 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 10 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 11 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.