Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analizë nga Lutfi Dervishi: Nga flamingot te gurët, pse protesta e sotme e studentëve ishte e dhunshme

Forum E martë, 13 Tetor 2026 20:47
Analizë nga Lutfi Dervishi: Nga flamingot te gurët, pse protesta e sotme e studentëve ishte e dhunshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

Nga flamingot te gurët

Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nuk u shfaqën si protestuesit “Flamingo”. Ata, sot, përballen me një Tiranë më të shtrenjtë dhe me pyetjen nëse ia vlen të qëndrojnë në vend. Kjo e bën protestën e tyre më pak të parashikueshme.

Për 135 ditë, protesta e përditshme funksionoi mbi një kontratë të pashkruar: bëni çfarë të doni, por jo dhunë. Qeveria vuri bast me kohën: protesta do të lodhej, numrat do të binin. Pjesërisht ia doli. Numrat në shesh ranë, por rënia e numrave nuk do të thotë shuarje e pakënaqësisë. Sot dukej se një pjesë e protestuesve kishin humbur besimin te rruga paqësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sheshi i protestës së studentëve është i njëjti me tetë vite më parë, por nuk ka më meme dhe tetë kërkesa! Në atë kohë, pas disa javësh protestash, qeveria shpalli Paktin për Universitetin, ndërsa sot kërkesat kanë karakter politik. Për rrjedhojë, hapësira për zgjidhje dhe kompromis bëhet shumë më e vogël. Një element që meriton vëmendje të veçantë, sot, është ndërhyrja e policisë. Në vend që ta qetësonte situatën, ndërhyrja e sotme duket se e përshkallëzoi atë. Vezët e gurët sollën gazin, gazi solli gurë të tjerë dhe përplasja mori një dinamikë që mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përvoja e Francës ofron një tablo që ja vlen për ta “parë”. Edhe në protesta ku dëmet materiale kanë qenë shumë më të mëdha, policia franceze përdor, në varësi të rrethanave, taktika të menaxhimit të turmës që synojnë të shmangin përplasjen e menjëhershme dhe të dallojnë protestuesit paqësorë nga individët e dhunshëm. Natyrisht, edhe ndërhyrjet e policisë franceze janë kritikuar shpesh për përdorim joproporcional të forcës. Por parimi mbetet: përgjigjja ndaj dhunës duhet të jetë e nevojshme, proporcionale dhe, e përqendruar te personat që e ushtrojnë atë, jo te e gjithë turma.

Mund t'ju interesojë

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

27 Tetor 2026, 12:35
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

27 Tetor 2026, 11:48

Ndërhyrja policisë nuk matet vetëm me aftësinë për të zbrazur sheshin, por edhe me aftësinë për të mos e kthyer një incident në një përplasje më të madhe. Një shesh mund të pastrohet për pak minuta, por zemërimi që prodhon një ndërhyrje e gabuar mund të zgjasë me ditë…

Nëse dhuna e sotme mbetet një episod i izoluar, qeveria mund ta përballojë pa shumë vështirësi. Nëse dhuna përsëritet, ndërhyrja e policisë perceptohet si joproporcionale dhe protestës i bashkohen studentë nga universitete të tjera, pedagogë e prindër, situata mund të marrë një tjetër rrjedhë. Protesta mund të zgjerohet dhe të nisë një spirale dhune që del jashtë kontrollit, edhe nëse askush nuk e ka synuar apo planifikuar.

Qeveria sapo e provoi se i ka 85 vota në Kuvend, por votat parlamentare dhe legjitimiteti shoqëror nuk janë e njëjta gjë. Do të ishte lexim i paplotë ta shihte protestën vetëm përmes gurëve dhe xhamave të thyer. Policia mund t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi me ujëhedhës, por nuk mund të shuajë pakënaqësinë që i ka nxjerrë në protestë. Nëse protesta vazhdon dhe dhuna përsëritet, atëherë nga kriza e rendit publik mund të kalojmë në krizë politike.

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 4 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 4 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 4 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 4 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 4 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 4 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 4 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 4 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.