Top Channel/ Arabia Saudite “hyn në luftë”: Sulmohet aeroporti- 12 të vdekur, qindra të plagosur!
11/10/2026 15:26

Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Houthi, të cilët e cilësuan atë si hakmarrje për bombardimet saudite në Jemen. Një prej përfaqësuesve të tyre më të njohur, Mohammed al-Bukhaiti, akuzoi Riadin se kishte kryer qindra sulme ajrore që kishin shkaktuar viktima mes civilëve, përfshirë fëmijë. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite e dënoi goditjen e terminalit të pasagjerëve si një “krim lufte”. Reagimi saudit nuk vonoi. Avionët luftarakë të koalicionit ndërmorën sulme të reja kundër pozicioneve të Houthive në Jemen, e sipas televizionit Al Masirah, dy civilë u vranë dhe një tjetër u plagos gjatë një bombardimi mbi një treg në provincën Taiz.. Ndërkohë, në Saada, avionët sauditë kryen gjashtë sulme në distriktin Majz brenda më pak se një ore. Presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në operacionet ushtarake kundër Houthive. “Po e ndjekim me kujdes situatën. Sapo jemi informuar për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt”, deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan e cilësoi sulmin “të tmerrshëm” dhe “të papranueshëm”, ndërsa sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dënoi goditjet që, sipas tij, përbëjnë një shpërfillje flagrante për jetën e civilëve të pafajshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se sulmi ndaj aeroportit të Riadit përbën një përshkallëzim serioz të konfliktit. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, deklaroi se veprime të tilla kërcënojnë sigurinë rajonale, ushqejnë ciklin e dhunës dhe ndërlikojnë përpjekjet për paqe. Ai u bëri thirrje Houthive të ndalin sulmet ndaj objektivave civile në Arabinë Saudite. Ndërkohë, ambasada amerikane në Riad ka rritur nivelin e alarmit për shtetasit e saj dhe ka vendosur kufizime për përdorimin e aeroporteve saudite nga personeli qeveritar amerikan. Punonjësit e qeverisë amerikane duhet të marrin autorizim të posaçëm për të përdorur aeroportet e Riadit, Xhedës dhe Dammamit. Edhe Italia, Gjermania, Spanja dhe Kanadaja u kanë rekomanduar shtetasve të tyre të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme drejt aeroportit të Riadit.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33