Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10/2026 15:08

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ivica Daçicit se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren, duke e cilësuar atë një pretendim të qartë territorial ndaj Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Roth u shpreh i shqetësuar ndaj pohimeve të ministrit të brendshëm serb, njëherazi zëvendës kryeministër i Serbisë. Por ai nuk la pa i kujtuar Beogradit edhe se cfarë rrezikon me të tilla deklarata. “Serbia e gjorë! Ivica Daçic dëshiron që flamuri serb të valevitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth, duke i kujtuar më tej Serbisë se qëndrime të tilla jo vetëm nuk e afrojnë me bllokun europian, por përkundrazi, e cojnë në drejtimin e kundërt. “Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!”, ishte mesazhi i tij. Ish ministri gjerman u është drejtuar më tej votuesve në Serbi, duke u bërë thirrje që, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit, të reflektojnë për drejtimin politik që po mbështesin. Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, e kishte kritikuar këtë deklaratë të Dacicit si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc. Në një reagim në platformen X, Konjufca qe shprehur se këto zhvillime dëshmojnë vazhdimësinë e synimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, për të cilin ai e cilësoi Radoiçiçin si organizator.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01