Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10/2026 14:37

Qeveria Kurti 4 ka miratuar, në mbledhjen e saj të fundit, programin e projektligjeve që synon t’i përgatisë për miratim në Kuvend deri në vitin 2028, e në mesin e tyre është edhe drafti i Kodit të ri Civil, i cili nuk arriti të miratohej në parlamentin e Kosovës në mars të vitit 2022. Një nga çështjet që shkaktoi kundërshtime asokohe, sic kujtojnë mediat në Prishtinë, ishte një dispozitë që parashikonte mundësinë e hartimit të një ligji të veçantë, përmes të cilit do të mundësohej regjistrimi i “bashkëmit civil” mes personave të së njëjtës gjini. Sipas programit të ri qeveritar, drafti pritet të rishikohet dhe më pas, të kalojë për miratim në Kuvend deri më 15 nëntor të këtij viti. Përgjegjësia për këtë proces i takon Ministrisë së Drejtësisë, e udhëhequr nga Donika Gërvalla. Dispozita për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini kishte shkaktuar pakënaqësi edhe tek vetë deputetë të mazhorancës disa vite më parë, e përshkruhet si një nga arsyet e largimit të Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, përfaqësues ndërkombëtarë e kishin cilësuar driën jeshile ndaj Kodit Civil si të një rëndësie kyce, duke insistuar në miratimin e tij. Në anën tjetër, bashkësitë fetare në Kosovë ishin shprehur njëzëri kundër projektligjit, duke kërkuar që ai të mos aprovohej në formën e propozuar.

Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55