Top News – Ukraina shkatërron ‘Google-in e Putinit’ / Sulm i madh, paralizohet qendra e të dhënave
11/10/2026 13:36

Ukraina ka paralizuar "Google-in rus" përmes një vale masive sulmesh me dronë ndaj qendrave të të dhënave, duke shkaktuar zjarre të mëdha dhe duke detyruar ndërprerjen e shërbimeve. Qendrat në pronësi të gjigantit teknologjik Yandex u përfshinë nga flakët gjatë natës, duke lënë një numër të madh civilësh pa shërbime bankare, aplikacione dhe chatbot-e me inteligjencë artificiale. Ky ishte sulmi i tretë i Kievit ndaj qendrave të të dhënave brenda po kaq ditësh. Alisa, asistenti virtual i Yandex dhe i përdorur çdo ditë nga miliona rusë, u fik si pasojë e këtij sulmi të fuqishëm. Shërbimet e taksive, faqet e internetit dhe shërbime të tjera kyçe u paralizuan nga këto goditje të befasishme. Kjo ndodhi pasi Yandex, një element kyç për zhvillimin e inteligjencës artificiale të Putinit dhe i njohur si "Google-i rus", njoftoi se qendra e tij e të dhënave në rajonin e Kalugës ishte goditur nga dronët ukrainas. Një ditë më parë, një sulm i Kievit kishte çuar në mbylljen e qendrës së të dhënave të Yandex në Sasovo, ku ndodhen dy nga tre superkompjuterët që përdoren për zhvillimin e modelit të inteligjencës artificiale të kompanisë. Ukraina ndërkohë u përmbajt nga goditja e rafinerive të naftës gjatë natës së së shtunës, në sfondin e një përplasjeje në përshkallëzim e sipër midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky-t. Ndërkohë, sulmet ukrainase me dronë mbi rusi, shkaktuan kaos në të gjithë vendin duke bërë që qindra fluturime të vonoheshin ose anuloheshin në aeroportin e kryeqytetit.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33