Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Deputeti Vullnet Sinaj si eunuk, e hëngri turpin me bukë, zgjodhi jo Selenicën, por Big Market-et e tij!

Lajme E premte, 9 Tetor 2026 05:22
Berisha: Deputeti Vullnet Sinaj si eunuk, e hëngri turpin me bukë, zgjodhi jo Selenicën, por Big Market-et e tij!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti socialist Vullnet Sinaj deklaroi se do të votojë pro reformës territoriale të Ramës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre dhe të Selenicës, bashkisë së qytetarëve që e zgjodhën deputet. Në foltoren e Kuvendit pasi u përpoq të shfajësohej para qytetarëve të tij  la të kuptojë se vendimi ishte politik dhe se ai nuk mund të dilte kundër.

Pra e drodhi!

Në replikë kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se brenda 3 ditësh Sinaj u shndërrua në eunuk.

‘Kur të nxorën kartonin e kuq për të shtruar big market në small market, edhe ti u palose’  tha ai.

Ndërkohë deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se Sinaj u bë ushtar partie

Pjese nga debati ne Kuvend

Vullnet Sinaj: Nuk i heq asnjë presje për Selenicën. Selenica nuk është bashki që dështoi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një popullsi e shpërndarë rrezikon më shumë se kushdo largimin e shërbimit ndaj ka nevojë për garanci.

Kundërshtimi im ishte se nuk është përdorur e njëjta njësi matëse për të gjitha bashkitë. Do të ishte normale që bashkitë që performojnë dobët të bashkohen me bashki që funksionojnë mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është normale që Selenica, Divjaka, Patosi, Dimali apo bashki që I kanë kryer më së miri funksionet të mos ekzistojnë më. Nga ana tjetër nuk është normale që të ngelen më vete bashki që nuk kryejnë dot as funksionet minimale. Kështu krijohet përshtypja se disa bashki janë të nënës e disa të njerkës.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 5 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 5 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 6 orësh

Çdo veprim i mëtejshëm për të konsoliduar dhe përmirësuar qeverisjen vendore duhet shoqëruar  me garanci të qarta për qytetarët.

E kam ngritur zërin kundër kësaj ndarjeje territoriale në të gjitha forumet e mundshme, nga takimet me banorët e drejtuesit politikë deri së fundmi me votimin kundër në votimin parlamentar për këtë reform. Kam shprehur pipëpamjet e mija hapur, madje dhe me forcë.

Idetë dhe mendimet e mija në votimin e grupit PS ngelën në minorancë. Grupi PS e miratoi për një votim politik pro ndarjes së re territoriale. Në fund të ditës janë pikëpamje që koha do i vërtetojë.

Në këtë moment kur grupi PS ka marrë vendimin politik për ta votuar këtë ndarje territoriale, përgjegjësia ime morale dhe politike i lë vendin përgjegjësisë morale dhe politike të forcës tonë politike, vendimmarrjes së PS-së.

Ndërkohe Sali Berisha tha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.

Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.

Mësoje!

Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.

Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shtruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.

*

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës.

E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s’dua t’ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.

Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.

Po ku je ti mo? Çfarë je mo?

Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.

Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 5 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 5 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 5 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 5 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 5 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 5 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 5 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 5 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.