Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elisa Spiropali: Bashkitë jo vartëse, në këtë Parlament po bëhet teatër. Për deputetët e PS-së që votojnë kundër…

Lajme E enjte, 8 Tetor 2026 21:32
Elisa Spiropali: Bashkitë jo vartëse, në këtë Parlament po bëhet teatër. Për deputetët e PS-së që votojnë kundër…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka kritikuar mënyrën sesi po trajtohet Reforma Territoriale, duke argumentuar se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te numri i bashkive, por te kompetencat dhe autonomia që ato duhet të kenë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se ndryshimi i hartës territoriale nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me decentralizim real dhe më shumë përgjegjësi për pushtetin vendor.

“Reforma Territoriale nuk është një reformë, sepse problemi nuk është sesa bashki kemi, por pyetja është sesa pushtet duhet të kenë bashkitë. Sa kompetenca, sa financa, sa përgjegjësi u takojnë komuniteteve lokale”, deklaroi ajo. Spiropali ngriti gjithashtu shqetësimin për raportin mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke kërkuar që kryetarët e bashkive të kenë më shumë autonomi në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kryetarët e bashkive nuk mund të trajtohen as si prefekt, as si drejtorë komunale, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Duhet t’u japim atyre kompetencat, peshën, përgjegjësinë”, tha deputetja socialiste. Ajo kritikoi edhe praktikën e thirrjes së kryebashkiakëve në takime si të ishin vartës të pushtetit qendror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ata s’mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen sikur janë vartës”, u shpreh Spiropali. Në fjalën e saj, deputetja socialiste kërkoi që reforma të shkojë përtej ndryshimit të hartës administrative dhe të prekë mënyrën se si ushtrohet pushteti në vend. Spiropali u distancua gjithashtu nga qëndrimet triumfaliste brenda Partisë Socialiste, duke thënë se qëllimi nuk duhet të jetë kontrolli i të gjitha bashkive. “Nuk duhet ne t’i fitojmë të gjitha bashkitë. Shqipërisë i duhet më pak përqendrim pushteti dhe i duhet një shtet më i fortë se individët”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 4 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 4 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 4 orësh

Spiropali u shpreh se forcimi i institucioneve duhet të jetë një objektiv më i rëndësishëm se forcimi i individëve që ushtrojnë pushtetin. “Duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që ushtrojnë pushtetin”, theksoi deputetja. Spiropali tha se institucionet dhe partitë politike po përballen me një krizë besimi. “Në këtë Parlament po bëhet teatër. Kemi jashtë njerëz që protestojnë, kemi një mungesë kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu”, deklaroi ajo. Sa i përket qëndrimit të saj ndaj deputetëve socialistë që mund të votojnë kundër propozimit të PS-së për Reformën Territoriale, Spiropali ka deklaruar se nuk do të votojë për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar.

Etiketat e lidhura

Elisa Spiropali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 4 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 4 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 4 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 4 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 4 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 4 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 4 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 4 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.