Flash

Bestrova në flakë, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj

Lapsi.al 7 October 2026

Bestrova në flakë, tre vatra aktive dhe dëme të

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së martës fshatin Bestrovë, duke krijuar një situatë emergjente në zonë. Tre vatra zjarri janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë, duke u përhapur me shpejtësi në terren. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe rrënjë ullinjsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e prekur.

Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forcat në terren kanë punuar për disa orë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera. Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Pas rreth pesë orësh, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa vijon puna për monitorimin e zonës dhe eliminimin e mundësisë së riaktivizimit të vatrave. Dëmet e shkaktuara në bimësi, shkurre dhe ullinj janë të konsiderueshme. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të rënies së tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI