
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku vijojnë punimet për transformimin e këtij objekti sportiv.
“Dhe nga kantieri i Pallatit të Sportit ‘Tamara Nikolla’ në Korçë, ku puna vijon për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne e të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.