Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09/2026 15:02

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Abu Dhabi të dielën, njoftoi një agjenci zyrtare lajmesh e emiateve, duke konfirmuar raportimet e mëparshme të mediave izraelite për takimin. "Palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve dhe Izraelit, si dhe mënyrat për t'i forcuar dhe zhvilluar ato," thuhej në një deklaratë të shkurtër. Kjo dukej se ishte hera e parë që Abu Dabi e pranonte zyrtarisht takimin. Të hënën, Izraeli njoftoi se Netanyahu kishte vizituar Emiratet e bashkuara Arabe një ditë më parë për të diskutuar mbi luftën me Iranin dhe çështjet rajonale. Vizita erdhi disa javë pas një raportimi bujshëm të mediave izraelite, sipas të cilit presidenti i Emirateve e kishte paralajmëruar Netanyahun para sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, një informacion që kryeministri izraelit nuk ua kishte përcjellë shërbimeve të sigurisë. Netanyahu e ka mohuar këtë pretendim. Sipas mediave izraelite, Netanyahu udhëtoi drejt emirateve të dielën për t'i kërkuar Sheikut Mohamed të mohonte se i kishte dhënë atë paralajmërim në vitin 2023. Në maj, Emiratet e Bashkuara Arabe i kishin mohuar raportimet se Netanyahu e kishte vizituar fshehurazi vendin, pasi vetë zyra e Netanyahut kishte deklaruar se ai ishte takuar me presidentin e Emirateve gjatë luftës me Iranin. Abu Dhabi është një aleat kryesor i SHBA-së në rajon dhe një nga pak vendet arabe që kanë lidhje zyrtare me Izraelin, pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Abrahamit gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2020. Dy vendet i forcuan marrëdhëniet gjatë konfliktit; sipas raportimeve, Izraeli dërgoi në Emirate sistemet e tij të mbrojtjes ajrore "Iron Dome", si dhe personelin për t'i operuar ato.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30