Lionel Messi ka dhuruar sërish spektakël, këtë herë me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në MLS.
Ylli argjentinas shënoi në minutën e 33-të, duke barazuar përkohësisht rezultatin ndaj Columbus Crew.
WOW! Messi from a near-impossible angle. ? https://t.co/h525T5Ey3i
— Major League Soccer (@MLS) September 27, 2026
Josef Martínez kishte kaluar vendasit në avantazh vetëm pesë minuta më herët nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i 21-të i Messit në sezonin e rregullt të MLS-së.
Megjithatë, magjia e “pleshtit” nuk mjaftoi për t’i siguruar pikë Inter Miamit.
Messi ishte pranë golit të dytë në minutën e 62-të, por Patrick Schulte devijoi goditjen e tij mbi traversë.
Pak më vonë, Inter Miami shënoi sërish me David Ayala, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në krahun tjetër, Columbus rrezikoi disa herë, me Anass Zaroury që goditi dy herë shtyllën.
Kur ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, vendasit gjetën golin e fitores në kohën shtesë.
Brais Méndez goditi nga jashtë zonës, ndërsa portieri Rocco Ríos Novo nuk arriti ta kontrollonte topin.
Jamal Thiaré përfitoi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
Kështu, Inter Miami pësoi një tjetër humbje dhe mbetet 14 pikë prapa liderit Nashville.
Me shtatë ndeshje të mbetura, skuadra e Messit duhet të reagojë shpejt në garën për objektivat e sezonit.
Ndërkohë, Columbus Crew ka 29 pikë dhe është katër pikë larg zonës së play-off-it.
© SYRI.net
Roma shkatërron Udinesen 5-2 dhe i afrohet kreut të Serisë A
Carrick drejt largimit nga Manchester United, Eddie Howe kandidati kryesor për ta zëvendësuar
Derbi Milan-Inter, formacionet zyrtare: Chivu surprizon me Spence dhe Diouf titullarëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: