Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 12:24 Protesta e studentëve, Policia shton masat: autoboti i ujit pranë Kuvendit Pak para nisjes së protestës kombëtare të studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leo XIV i bën thirrje Kishës franceze të vazhdojë luftën kundër abuzimit seksual

Aktualitet E diel, 27 Shtator 2026 19:46
Papa Leo XIV i bën thirrje Kishës franceze të vazhdojë luftën kundër abuzimit seksual
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Kishës Katolike në Francë të pranojë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe të vazhdojë luftën kundër abuzimeve seksuale, gjatë vizitës së tij në Lourdes.

Duke celebruar të dielën një meshë në ambient të hapur në shenjtëroren e Lourdes, ku u mblodhën rreth 150 mijë besimtarë, Papa u përqendrua te nevoja që Kisha të përballet me plagët e shkaktuara nga abuzimet dhe të mos shmangë përgjegjësinë për veprimet e kryera brenda saj.

“Kisha duhet të ketë guximin të jetë e para që ta kalojë këtë kthesë”, tha Leo XIV, duke theksuar se për shërimin e plagëve të thella dhe gabimeve të kryera brenda institucionit nevojitet përulësi dhe gatishmëri për ndryshim.

Ai shtoi se pranimi i gabimeve është një hap i domosdoshëm për përparimin shpirtëror dhe për rindërtimin e besimit, transmeton Telegrafi.

Më herët gjatë së dielës, Papa u takua privatisht me peshkopët francezë dhe vlerësoi masat që ata kanë ndërmarrë për përballimin e abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Ai i inkurajoi që të vazhdojnë këtë rrugë me “vigjilencën më të madhe”, duke e lidhur luftën kundër abuzimeve me drejtësinë, dëgjimin e viktimave, riparimin dhe parandalimin.

“Ju keni marrë masa të guximshme për t’iu përgjigjur kësaj plage, përmes dëgjimit, kërkimit të së vërtetës, drejtësisë, faljes, dëmshpërblimit dhe një angazhimi të vendosur për një kulturë parandalimi dhe mbrojtjeje”, u tha Papa peshkopëve.

Leo XIV pritej gjithashtu të takohej privatisht me shtatë persona që kanë mbijetuar abuzime seksuale të kryera nga pjesëtarë të klerit, një takim që është pjesë e rëndësishme e vizitës së tij në Lourdes. Mes tyre është edhe një person që ka deklaruar se është abuzuar në moshë madhore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Takimi është shoqëruar megjithatë me kritika nga disa organizata të viktimave, të cilat kanë vënë në pikëpyetje mënyrën e përzgjedhjes së shtatë pjesëmarrësve. Disa të mbijetuar kanë kërkuar që Kisha të mos ketë rolin kryesor në përcaktimin e personave që do të takohen me Papën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëdhënësi i Konferencës së Peshkopëve të Francës, monsinjor Pierre-Antoine Bozo, ka shpjeguar se dy prej shtatë pjesëmarrësve janë propozuar nga organizata të viktimave. Sipas tij, Papa ka zgjedhur një grup të vogël për të krijuar mundësinë e një bisede më personale dhe më të drejtpërdrejtë.

Mund t'ju interesojë

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Para 13 minutash
Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për m...

Para 16 minutash
Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Para 21 minutash

Kjo çështje mbetet veçanërisht e ndjeshme në Francë pas publikimit në vitin 2021 të raportit të Komisionit Sauvé, i cili vlerësoi se rreth 330 mijë fëmijë ishin abuzuar seksualisht gjatë një periudhe rreth 70-vjeçare nga priftërinj, punonjës të Kishës dhe persona të lidhur me institucionet katolike. Raporti identifikoi gjithashtu rreth 3 mijë autorë të dyshuar mes klerit dhe punonjësve të institucioneve kishtare.

Në përgjigje të kësaj krize, Kisha franceze ka krijuar një mekanizëm të pavarur për njohjen dhe dëmshpërblimin e viktimave. Sipas të dhënave të fundit, rreth 2 mijë persona kanë kërkuar dëmshpërblim përmes këtij sistemi, ndërsa më shumë se një mijë vendime për kompensim janë finalizuar.

Vizita e Papës në Lourdes vjen në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Francë dhe është një nga momentet më të rëndësishme të udhëtimit, jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve, por edhe për shkak të fokusit të veçantë te plagët që abuzimet seksuale kanë lënë brenda Kishës franceze.

Për Leo XIV, takimi me viktimat dhe mesazhi drejtuar peshkopëve synojnë të theksojnë nevojën për përgjegjësi, mbrojtje më të fortë të të miturve dhe vazhdimin e reformave për parandalimin e abuzimeve. /Telegrafi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e studentëve, Policia shton masat: autoboti i ujit pranë Kuvendit
Para 10 minutash

Protesta e studentëve, Policia shton masat: autoboti i ujit pranë Kuvendit

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik
Para 13 minutash

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim
Para 16 minutash

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim

Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend
Para 21 minutash

Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 12 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 15 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Para 4 orësh

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

4 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
30 Tetor 2026, 10:27

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.