Top Channel/ Goditen grupet e drogës pranë shkollave në Tiranë, 31 në burg, 14 në kërkim
27/09/2026 09:44

Pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, ku si pasojë janë goditur disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Policia ka njoftuar se është bërë i mundur ekzekutimi i 31 masave sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve. Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 persona dhe vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë. “Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton policia. Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”. Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Top Channel/ Thyejnë xhamat, protestuesit dëmtojnë një biznes privat
24/10 19:51
Top Channel/ Protesta nisi si demonstrim paqësor bashkë me PD, u kthye në përplasje me policinë
24/10 19:43
Top Channel/ Plagoset në bark, protestuesi i lënduar me plumb gome
24/10 19:40
Top Channel/ Sulmohet selia e PS, fishekzjarrë edhe drejt Bankës së Shqipërisë
24/10 19:18
Top Channel/ Protestuesit në rrugët e Tiranës, ecin në drejtime të ndryshme
24/10 18:59
Momente tmerri/ Flakë e plumba gome/Sheshi kthehet në fushëbetejë, shpërthejnë përplasjet e dhunshme
24/10 18:46
Top Channel/ “Lumë” fishekzjarrësh drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët
24/10 18:43
Top Channel/ Kaos dhe tym në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit në grupe
24/10 18:39
Top Channel/ Protestuesit u vënë flakën hunjve prej druri për t’i përdorur kundër policisë
24/10 18:37
Top Channel/ Turisti gjerman ha akullore, sheh si spektator protestën
24/10 18:27
Top Channel/ Plagoset një i protestues me plumb gome, e ndihmojnë shokët e tej
24/10 18:22
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 18:09
Top Channel/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy protestuesit viralë
24/10 17:53
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:50
Top Channel/ Protestues rezistentë dhe gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të policisë, protestuesit i merr flakë xhaketa
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë
24/10 17:37
Top Channel/ Polici gjuan me gurë, protestuesit i kundërpërgjigjen po me gurë
24/10 17:30
Top channel/ Kaos në Bulevard, policë, makina me ujë, gaz dhe gurë
24/10 17:19
Top Channel/ Tension në protestë/ Përplasje në distancë. Të rinjtë hedhin gurë, policia, ujë dhe gaz
24/10 17:09