web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Bjellorusi, komenti i ndeshjes

26 Shtator 2026, 20:46, Sport CNA

Shqipëri-Bjellorusi, komenti i ndeshjes

Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0.

Takimi i zhvilluar në stadiumin "Air Albania" dhuroi një paraqitje bindëse nga ana e djemve kuqezi. Kjo fitore është gjithashtu suksesi i parë zyrtar për trajnerin Rolando Maran.

Ndonëse dueli nisi luftuar, kombëtarja mori me kalimin e minutave kontrollin e plotë të lojës. Në minutën e 34-të, Kristjan Asllani kaloi Shqipërinë në avantazh duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pa mbyllur pjesën e parë, Ernest Muçi dyfishoi shifrat pas një asistimi të bukur të marrë nga Elseid Hysaj. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë vazhduan dominimin dhe iu afruan disa herë golit të tretë, por pa ndryshuar më rezultatin.

Pas këtij triumfi, sfida e radhës për kombëtaren shqiptare do të jetë më 29 shtator në transfertë përballë San Marinos.


SHQIPËRI-BJELLORUSI 2-0


KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. 

85’- Dy zëvendësimet e fundit te Shqipëria. Asllani dhe Hoxha, i lënë vendin Shehut dhe Hoxhës.

73’- Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Muçi, në vendin e tyre aktivizohen Daku dhe Mehmeti.

63’- Iluzione goli për Shqipërinë. Shtylla shpëton bjellorusët, pas një krosimi të Asllanit në zonë.

56’- E pabesueshme çfarë ka humbur Taulant Seferi. Asllani e nxjerr sulmuesin të vetëm me portierin, por gabon gjithçka. Gjuajtja e Seferit ndalet pa shumë probleme nga Lapoukhov.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

46’- GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0! Asist perfekt nga Elseid Hysaj, i cili shfrytëzohet nga Ernest Muçi në zonë që dyfishon shifrat për Shqipërinë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

44’- Shkelje e rëndë ndaj Asllanit në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë Malashevich.

38’- Mundësi e artë për Shqipërinë për të dyfishuar. Manaj merr një top në afërsi të zonës, por përballë portierit gjuan jashtë.

34’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Nuk gabon Kristjan Asllani i cili shënon nga penalltia dhe zhbllokon takimin.

32’- Penallti për Shqipërinë. Ndërhyrje e rrezikshme me takë ndaj Gjimshitit dhe arbitri akordon 11 metërsh.

27’- Shqipëria shpërdoron një rast të mirë. Muçi dhe Seferi nuk kuptohen mes tyre, duke humbur topin pranë zonës kundërshtare.

15’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Taulant Seferi provon me kokë pas krosimit të Muçit, por gjuajtja ndalet nga një prej mbrojtësve.

5’- Pranë golit Shqipëria. Rey Manaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi transversë.

3’- Drithërima te porta e Etrit Berishës, me bjellorusët që i afrohen golit.

Starton sfida!





Lajmet e fundit nga