Top News- Burri vret gruan në Tiranë, krimi në banesë/ Ngjarja u pa nga nipi i mitur
19/09/2026 14:39

Një krim brenda familjes tronditi këtë të shtunë Tiranën, ku një 68-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Panorama rreth orës 10:20 të paradites ku Hysni Patushi sulmoi me mjet prerës gruan e tij Lumturie Patushi, 58-vjeç pas nëj debati që patën në banesën e tyre. Gruaja u dërgua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi dot të mbijetojë. Ndërkohë autori u larguaa nga banesa. Ai u vetëdorëzua pak orë më vonë në komisariatin e Kamzës. Në momentin e krimit paraprakisht ai dyshohet se ka qenë i dehur. Sipas të dhënave paraprake, çifti i bashkëshortëve kanë pasur probleme edhe më herët, ngjarja u pa edhe nga një prej nipërve të çiftit, i cili ndodhej në banesë me vëllezërit e tij të vegjël dhe gjyshërit. Sipas deklarimeve paraprake, ai kishte parë gjyshërit e tij duke debatuar dhe, pasi ishte larguar për pak çaste nga banesa, kur ishte kthyer kishte parë gjyshin duke goditur me thikë gjyshen. Lidhur me rastin po vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58
Top Channel/ 25 mijë në protestë në Madrid. Spanjollët kërkojnë garanci për pensionet
24/10 19:56
Luftë në bulevard! Përplasje të ashpra në terren, policia dhe protestuesit nuk ndalen
24/10 19:56