Top Channel/ BE ndalon rrjetet sociale nën 13 vjeç: Mbrojmë fëmijët
16/09/2026 23:01

Bashkimi Europian do të ndalojë zyrtarisht rrjetet sociale për fëmijët nën 13 vjeç. "Komisioni do të propozojë Aktin e BE-së për Fëmijët . Ne do të miratojmë një qasje graduale dhe të diferencuar. Çdo grupmoshë ka nevojat e veta specifike dhe, si pasojë, secila do të ketë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje. Nuk do të ketë përdorim të mediave sociale për fëmijët nën 13 vjeç. Nuk do të lejohen llogari personale për fëmijët nën 15 vjeç", deklaroi më pas Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Në një ofertë të paprecedentë, Von der Leyen ka thënë të mërkurën se dhe Kanadaja mund të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së. “Ne duam ta çojmë marrëdhënien me Kanadanë në nivelin më të lartë të mundshëm. Duhet urgjentisht t’i rimendojmë partneritetet tona. Prandaj, do të doja të punoja me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, ka thënë von der Leyen duke folur në prani të kryeministrit kanadez, Mark Carney, në Parlamentin Evropian në Strasburg. Carney, i cili pritet t’i drejtohet Parlamentit Evropian të enjten, ka bërë thirrje për një “aleancë unike” me BE-në, ndërsa Kanadaja po përpiqet të ulë varësinë e saj të madhe nga tregtia me SHBA-në.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43