Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 12:04 Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike Në kuadër të Democracy Week, të organizuar nga European Policy Dialogue Forum (EPDF), Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), në bashkëpunim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kujt i dedikohet “NË MUNDSH…” e Rudyard Kiplingut. E vërteta e poezisë ikonike që u shndërrua në hymn

Kultura E hënë, 7 Shtator 2026 22:37
Kujt i dedikohet “NË MUNDSH…” e Rudyard Kiplingut. E vërteta e poezisë ikonike që u shndërrua në hymn
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
E shkruar në vitin 1895 dhe e botuar për herë të parë në vitin 1910, në përmbledhjen “Rewards and Fairies”, kjo poezi është bërë një nga tekstet poetike më të njohura dhe më të përkthyera të letërsisë botërore. Ajo ka kapërcyer kufijtë e letërsisë, për t’u bërë pjesë e kulturës së përditshme. Vargjet e saj janë përdorur në këngë, në skena teatrore, në filma, në fjalime, në libra shkollorë dhe janë gdhendur edhe në mure e hapësira publike, si një kujtesë e përhershme për njeriun dhe detyrimin e tij ndaj sprovës së karakterit dhe dinjitetit.

Por fama e jashtëzakonshme e kësaj poezie ka krijuar edhe një keqkuptim të bukur. Sipas pjesës dërrmuese të adhuruesve të saj, atë Kiplingu ia shkroi drejtpërdrejt të birit, si një letër këshilluese atërore. Në sipërfaqe, poezia tingëllon pikërisht kështu. Është një baba që i drejtohet djalit dhe i tregon se si mund të bëhet burrë, jo përmes pasurisë, pushtetit apo lavdisë, por përmes vetëkontrollit, durimit, guximit, përmbajtjes dhe aftësisë për të qëndruar në këmbë edhe atëherë kur gjithçka përreth shembet.
Por pas kësaj këshille familjare fshihet një histori tjetër, ajo e vërteta e së vërtetës, skalitur në vargje dhe mendim, si psalm dhe postulat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vetë Kiplingu ka treguar se një nga burimet e drejtpërdrejta të frymëzimit për poemën ishte Leander Starr Jameson, mjeku dhe aventurieri britanik, i cili u bë figurë qendrore e të ashtuquajturit “Jameson Raid”, një ndërmarrje e armatosur që nisi në fund të vitit 1895 kundër Republikës së Transvaalit, me synimin për të nxitur përmbysjen e qeverisë së presidentit boer, Paul Kruger.
Aksioni dështoi. Jamesoni u kap dhe u përball me pasoja të rënda politike e personale. Për një njeri të shtresës së lartë britanike, me reputacion, karrierë dhe prestigj për të mbrojtur, dështimi nuk ishte thjesht një humbje politike. Ishte një tronditje e rëndë e figurës publike.
Dhe pikërisht këtu fillon të marrë kuptim të veçantë “If-”.
Sepse Kiplingu nuk shkroi një himn për triumfin.
Ai shkroi një himn për sjelljen e njeriut kur triumfi i mungon.
Kjo është ndoshta arsyeja pse poezia vazhdon të jetojë.
Fitoret janë të lehta për t’u admiruar. Humbjet janë ato që zbulojnë karakterin.
Nëse mund të qëndrosh i qetë kur të tjerët humbin kontrollin, nëse mund t’u besosh gjykimeve të tua kur të tjerët dyshojnë te ti, nëse mund të presësh pa u lodhur nga pritja, nëse mund të përballosh urrejtjen pa u shndërruar vetë në urrejtës, nëse mund të ëndërrosh pa u bërë skllav i ëndrrave, nëse mund të fitosh pa u dehur nga fitorja dhe të humbasësh pa u shkatërruar nga humbja, atëherë, sipas Kiplingut, ke arritur diçka më të madhe se suksesi, ke ndërtuar katedralen e pashkatërrueshme të karakterit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në thelb, “Në mundsh…” është një poemë mbi dinjitetin njerëzor.
Ajo nuk i premton të riut një jetë pa dështime. Përkundrazi, e përgatit për një jetë ku dështimi është i pashmangshëm. Nuk i thotë: do të fitosh gjithmonë. I thotë: mëso të mos humbasësh veten kur humbet gjithçka tjetër.
Kjo është një filozofi e fuqishme e karakterit.
Kiplingu e vendos njeriun përballë një sërë provash: dyshimit, shpifjes, pritjes, humbjes, rrezikut, vetmisë, tundimit, pushtetit dhe poshtërimit. Dhe në secilën prej tyre ai kërkon të njëjtën gjë, masën.
Të mendosh, por jo deri në vetëshkatërrim.
Të ëndërrosh, por jo të bëhesh rob i ëndrrave.
Të fitosh, por të mos bëhesh rob i fitores.
Të humbasësh, por të mos bëhesh rob i humbjes.
Të ecësh me mbretin, por pa humbur kontaktin me njeriun.
Të flasësh me maskarenjtë, por pa u bërë si ata.
Dhe mbi të gjitha, të ruash nderin edhe atëherë kur bota nuk ta njeh.
Kjo e bën poezinë shumë më tepër sesa një tekst motivues. Ajo është një etikë e të jetuarit.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Fjala më e rëndësishme e poezisë është ndoshta ajo që i jep edhe titullin: “Nëse”.
Kiplingu nuk thotë: “Do të jesh burrë nëse je i fortë”.
Ai ndërton një varg të gjatë kushtesh.
Nëse mundesh…
Nëse duron…
Nëse nuk hakmerresh…
Nëse nuk thyhesh…
Nëse ngrihesh përsëri…
Nëse nuk e humbet veten…
Kështu poezia bëhet një shkallë morale. Çdo strofë është një provë. Çdo provë është një hap drejt pjekurisë. Dhe në fund, shpërblimi nuk është pushteti mbi të tjerët, por zotërimi i vetvetes.
“Bota” që premton Kiplingu nuk duhet lexuar thjesht si një botë që do t’i përkasë fituesit. Është më tepër bota si hapësirë e përgjegjësisë, e përvojës dhe e dinjitetit njerëzor.
Dhe kur vjen përfundimi: “Dhe BURRË do të jesh, o biri im!”
nuk kemi të bëjmë thjesht me një përcaktim gjinor. Në kuptimin moral të poemës, “burrë” është ai që është bërë njeri i plotë, njeri që nuk e lë veten të sundohet nga frika, fama, zemërimi, lakmia apo dëshpërimi.

“Irre” e poezisë është e lidhur padyshim me moralin viktorian, disiplinën, stoicizmin, vetëpërmbajtjen, punën, detyrën dhe forcën e karakterit.
Por madhështia e saj qëndron pikërisht në faktin se ka dalë përtej epokës së vet.
Sot mund të mos jetojmë më në botën e Kiplingut. Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie me perandorinë, klasën, nderin publik apo autoritetin. Por dilemat njerëzore që poezia ngre janë ende të njëjtat.
Si të mos humbasësh arsyen kur turma humbet të vetën?
Si të mos e kthesh shpifjen në hakmarrje?
Si të mos lejosh një humbje të përcaktojë gjithë jetën tënde?
Si të mos dehesh nga suksesi?
Si të ringrihesh pasi ke humbur atë për të cilën ke punuar gjithë jetën?
Si të ruash veten në një botë që shpesh të kërkon të bëhesh dikush tjetër?
Prandaj “Në mundsh…” nuk plaket. Sepse njeriu ndryshon kohët, por jo provat themelore të shpirtit.

“Në mundsh…” në shqip, një dëshirim i gjithëkohshëm.
Për lexuesin shqiptar, poezia ka ardhur përmes shqipërimeve të disa prej emrave të mëdhenj të kulturës sonë, ndër ta Fan Noli dhe Vedat Kokona. Por një nga versionet më të dashura dhe më të përhapura mbetet ai i Robert Shvarcit, përkthyesit të madh që e solli në shqip me një gjuhë të fuqishme, ritmike dhe të afërt me frymën e origjinalit.

NË MUNDSH…
Rudyard Kipling
Përkthyer nga Robert Shvarc

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…
Në mundsh fitoret që ke korrur
t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Një poezi që nuk të mëson si të fitosh, por si të mos humbasësh veten.
Ndoshta kjo është arsyeja e fundit dhe më e thellë e pavdekësisë së “Në mundsh…”.
Ajo nuk na mëson sekretin e suksesit. Na mëson diçka më të vështirë, si të mbetemi njerëz kur suksesi nuk vjen, si të mbetemi të përmbajtur kur ai vjen, dhe si të ringrihemi kur gjithçka që kemi ndërtuar bie.
Kiplingu e shkroi duke parë hijen e një burri që kishte dështuar. Por nga ai dështim ai nxori një nga tekstet më të fuqishme mbi qëndresën njerëzore.
Ky është paradoksi i madh i poezisë, i një poemë e lindur nga hija e një disfate u shndërrua në një himn botëror për fitoren më të vështirë, fitoren mbi vetveten.
Dhe ndoshta kjo është e vetmja fitore që, pasi e ke fituar, nuk mund të ta rrëmbejë askush.

Etiketat e lidhura

“NË MUNDSH…”albert vatajRudyard Kipling
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike
Para 10 minutash

Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia
Para 15 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim
Para 16 minutash

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku vetëm në qeli dhe në ajrim

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA
Para 21 minutash

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në...

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 14 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 14 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 14 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 14 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.