Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Kozeta Hysenit, një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Qytetin Studenti, për të cilën prej vitesh nuk ka pasur një autor të dalë para drejtësisë.

Në kuadër të rihapjes së dosjes, prokuroria u ka kërkuar disa strukturave të policisë që të marrin në pyetje 28 persona, mes tyre edhe individë që janë pyetur gjatë hetimeve të para, njoftoi sot gazetarja Anila Hoxha në Top Channel.

Në listën e personave që do të ripyeten janë dy oficerë policie që kanë hetuar ngjarjen në atë kohë, familjarë të Agim Karafilit, i cili u vra më vonë, si dhe Dritan Gjika dhe Indrit Dule. Ky i fundit kishte deklaruar gjatë hetimeve të mëparshme se natën e ngjarjes ndodhej në banesën e të fejuarës.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu rimarrjen e dëshmive të tre shoqeve të dhomës së Kozetës, Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.

Si ndodhi vrasja

Kozeta Hyseni, vajza e një prokurori në Vlorë, u gjet e pajetë në Qytetin Studenti, pasi ishte goditur me gurë në kokë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetimet e kohës, mbrëmjen para se të gjendej e pajetë, një vajzë i kishte thënë shoqes së ngushtë të Kozetës se dikush po e kërkonte poshtë godinës ku ajo banonte.

Sponsorizuar

Kozeta kishte dalë në ballkon, por nuk kishte parë askënd. Më pas ajo kishte zbritur nga godina dhe nuk ishte kthyer më.

Të nesërmen, trupi i saj u gjet pranë kinoklubit të Qytetit Studenti.

Për ngjarjen u shoqërua fillimisht Agim Karafili, me të cilin 20-vjeçarja dyshohej se kishte pasur lidhje. Karafili, i cili kishte precedentë penalë, mohoi përfshirjen dhe deklaroi se në momentin e vrasjes ndodhej në banesën e tij. Alibia e tij ishte konfirmuar nga bashkëshortja dhe prindërit.

Pavarësisht hetimeve të zhvilluara ndër vite nga policia dhe prokuroria, deri më tani askush nuk është akuzuar dhe dërguar përpara gjykatës për vrasjen e Kozeta Hysenit.

Rihapja e dosjes synon të rishikojë provat dhe dëshmitë e mbledhura ndër vite, si dhe të verifikojë rrethanat e ngjarjes për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorit ose autorëve.a.b

Nga arkivi

  • DENONCIMI/ Rilindja e shëndetësisë i mori jetën vëllait të Rilindësit socialist
  • MASAT/ Akte terroriste për Pashkë?! Policia në shërbim të përforcuar
  • VIDEO/ Durrës, flasin fqinjët e viktimës: Ja si e njihnim Agim Arapin
  • VIDEO & EMRI/ Sarandë, sekuestrohen 22.5 kg kanabis në hotel, arrestohet pronari
  • Ronela e imiton, Bleona ironizon: Kush je ti moj motër?
  • Itali, kapen 600kg kanabis, në pranga dy skafistë shqiptarë

Po ndodh

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej