Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të protestës së 78-të kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, ndërsa kundërshtojnë edhe klasën politike.

Edhe në protestën e sotme, pjesë e tubimit janë qytetarë të ardhur nga Diaspora. Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan edhe protestës së një dite më parë, duke marrë pjesë në marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Një prej protestuesve deklaroi se qëndresa do të vijojë deri në largimin e qeverisë.

“Ne nuk do të largohemi nga ky shesh pa u larguar kjo qeveri e korruptuar dhe kjo klasë e inkriminuar”, u shpreh ai.

Duke folur për 78 ditët e protestës, ai tha se qytetarët kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe janë bashkuar përtej bindjeve politike dhe krahinave.

“Është e jashtëzakonshme sesi për 78 ditë ky bulevard ka një energji të jashtëzakonshme. Kemi treguar se jemi bashkë mbi çdo ideologji politike dhe krahinë nga vijmë. Do të jemi bashkë sepse qëllimi është më i madh se ne, është vetë Shqipëria”, deklaroi protestuesi.

Ai pretendoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për shpërndarjen e protestës dhe tha se qytetarët nuk do të tërhiqen.

Sponsorizuar

“Njerëzit më të afërt të kryeministrit i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë protestën para shtatorit, por nuk do të shpërndahemi pa të larguar ty”, tha ai.

Protestuesi bëri thirrje që qëndresa të vijojë dhe që Shqipëria të vendoset mbi çdo interes politik.

“Ky bulevard është më i madh se secili prej nesh. Shqipërinë që nuk e bëri kjo klasë do ta bëjmë ne. Shqipëria i përket 99.9% të shqiptarëve që kanë ardhur në protestë, sepse kemi kuptuar misionin historik”, u shpreh ai.

Në përfundim, ai kërkoi që protesta të ruajë karakterin e saj jashtëpartiak dhe që në shesh të mos promovohen parti apo organizime politike.

“Mjafton që ai që vjen dhe flet të mos ketë funksione, të mos jetë këshilltar bashkiak dhe deputet. Nuk duhet të promovohen parti dhe organizime politike, sepse secili ka bindjet e tij. Nëse i artikulojmë, do të harrojmë qëllimin dhe do të merremi me njëri-tjetrin”, përfundoi protestuesi.

Nga arkivi

  • Bardhi: Rama përdor Taulantin për të larguar vemendjen nga fshehja e viktimave
  • Përpjekje të dëshpëruara nga presidenti Trump dhe aleatët e tij për të përmbysur fitoren e demokratit Biden
  • Tronditëse/Edi Paloka: Irena Bogdani, pedagoge e njohur e vajza e tezes, dhe xhaxhai më vdiqën nga COVID dhe nuk u raportuan
  • Deputeti i PS infektohet me Covid. Tregon lajmin me foton e veçantë
  • Basha kembengul: Prokuroria te marre provat ne spitale per viktimat, i kemi verifikuar
  • Rama takim me ministrin e Jashtëm italian Di Maio: Italia do na ndihmojë për vaksinën

Po ndodh

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej