Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj i rimerr Bashkinë e Tiranës, Edi Ramës. Shkarkon Ristanin

28/08/2026
Veliaj i rimerr Bashkinë e Tiranës, Edi Ramës. Shkarkon Ristanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Veliaj firmos nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia vendimin për shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës.

Në vendimin e tij, Veliaj argumenton se delegimi i përkohshëm i detyrave të kryetarit të Bashkisë ishte bërë me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe ofrimit të shërbimeve publike, në kushtet e krijuara në atë periudhë.

Sipas Veliajt, vendimmarrja e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, duke bërë që çdo kompetencë e deleguar të ushtrohet në përputhje dhe në koordinim me autoritetin e kryetarit të zgjedhur.

Në vendim, Veliaj i referohet nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.

Ai thekson se urdhri nr. 366, datë 14 shkurt 2025, për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishte një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, i nxjerrë për të garantuar vijimësinë e administratës dhe shërbimeve bashkiake.

Në arsyetimin e tij, Veliaj pretendon se mandati i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, vendimmarrja më e fundit e kësaj gjykate ka eliminuar paqartësitë lidhur me vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati.

Sponsorizuar

Veliaj vlerëson se, për shkak të natyrës së përkohshme dhe derivative të delegimit, kompetencat e deleguara mund të ushtrohen vetëm për aq kohë sa i shërbejnë qëllimit për të cilin janë dhënë dhe në respekt të autoritetit të organit delegues.

Në vendim pretendohet gjithashtu se pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese është evidentuar një “shkëputje progresive” e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti i kryetarit të zgjedhur. Kjo, sipas dokumentit, është materializuar në mungesën e informimit dhe koordinimit institucional, si dhe në moszbatimin e disa vendimeve gjyqësore dhe urdhrave të drejtpërdrejtë të kryetarit.

Sipas Veliajt, kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji.

Në këto kushte, ai argumenton se delegimi, i cili fillimisht synonte garantimin e vijimësisë administrative, është shndërruar në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të kryetarit të zgjedhur.

Në përfundim, Veliaj vlerëson se ndryshimi i kushteve institucionale e bën vijimin e delegimit të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të kryetarit të zgjedhur.

Vendimi, sipas arsyetimit të tij, synon garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, si dhe ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.m.k

Nga arkivi

  • VIDEO/ Edi Rama “flet me vete”, thotë “me zë e figurë” ato që nuk dëgjon nga ndërkombëtarët
  • VIDEO & SHIFRA/ Tallja e Edi Ramës, 29 mijë të përjashtuar nga ndihma ekonomike për 450 vende pune
  • SHIFRAT & SEKTORËT/ Qeveria bën namin me PPP-të, ja sa kontrata dhe sa miliardë lekë ka shpërndarë për klientët
  • VIDEO & FOTO GALERI/ Berisha takim shumë të përzemërt me “kryebashkiakun e botës”
  • Meta flet për marrëveshjen me Greqine: Jemi në proces kushtetues
  • Meta nuk largon ‘spiunin’ nga negociatat

Po ndodh

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.786 artikuj gjithsej