Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 10:28 Kim Kardashian surprizon nga tapeti i kuq: Jam tifoze e madhe e Romës! Kim Kardashian ka bërë një deklaratë surprizuese në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë, duke zbuluar simpatinë e saj për klubin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen

Lajme E hënë, 24 Gusht 2026 15:22
Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi viktimat e internimit nga regjimi komunist në Lushnjë, nga ku bëri thirrje për ruajtje të kujtesës për ta kthyer atë si një mësim për brezat e ardhshëm.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Kreu i Shtetit vendosi kurorë lulesh në Memorialin e Përndjekjes Politike në Lushnje, si dhe vizitoi barakat e kampit në Savër, një nga qendrat më të mëdha të internimit në Shqipëri.

Në prani të ish-të internuarve, ish-të përndjekurve politikë, familjarëve të viktimave të internimit, studiuesve dhe shkrimtarëve, Presidenti i Republikës u shpreh se kujtesa është detyrim për shoqërinë shqiptare, pasi dëshmon qëndresën dhe dinjitetin e burrave dhe grave që sfiduan regjimin dhe përballuan padrejtësitë absurde të sistemit.

“Ajo që na mbledh bashkë sot nuk është vetëm një vështrim përkujtimor prapa në kohë. Është, mbi të gjitha, një detyrim ndaj të sotmes dhe një përgjegjësi për të ardhmen, ndaj fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë, për të mos harruar”, – u shpreh Presidenti Begaj në këtë ndalesë në Savër përgjatë turit shënjues përkujtimor të viktimave të komunizmit.

Ndërsa e cilësoi kampin e internimit si vendin me kujtimet më të rënda dhe më të turpshme të historisë moderne, Presidenti Begaj shprehu respekt ndaj ish-të përndjekurve politikë që humbën mundësitë, lirinë, pronën, por ruajtën elementin më thelbësor: dinjitetin. Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, se krahas përkujtimit të nënave, baballarëve, grave dhe fëmijëve që përballuan internimin, një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që sot mbajnë gjallë kujtesën.

Mund t'ju interesojë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Para 20 minutash
Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura ...

Para 45 minutash
Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit bëri thirrje për veprim dhe bashkëpunim mes institucioneve për dokumentimin e plotë të historive dhe mbrojtja e vendeve të vuajtjes së ish-të përndjekurve për edukimin e brezave të rinj. “Koha ikën, koha nuk pret. Dëshmitarët po pakësohen, gjurmët fizike po degradojnë dhe kujtesa e drejtpërdrejtë po bëhet gjithnjë e më e brishtë. Prandaj duhet të veprojmë: të mbledhim dëshmitë, të ruajmë fotografitë, të digjitalizojmë dokumentet, të shënojmë dhe të mbrojmë vendet e vuajtjes dhe ta bëjmë këtë histori pjesë të edukimit të brezave të rinj. Kujtesa ka nevojë jo vetëm për përvjetorë dhe ceremoni si kjo, por për institucione që e ruajnë atë çdo ditë”, – u shpreh Presidenti Begaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kim Kardashian surprizon nga tapeti i kuq: Jam tifoze e madhe e Romës!
Para 1 minute

Kim Kardashian surprizon nga tapeti i kuq: Jam tifoze e madhe e Romës!

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë!
Para 1 minute

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë!

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!
Para 12 minutash

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton
Para 19 minutash

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 12 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 12 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 12 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 12 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.