“Përvëlohet” Spanja: Shtatori nis ndryshe në Europë, vera nuk po largohet!

Ende nuk ka vjeshtë për Spanjën, vendi regjistroi së fundmi temperaturën më të lartë të shënuar ndonjëherë gjatë muajit shtator, pasi në qytetin El Granado, në jugperëndim të vendit, termometri shënoi 45.7 gradë Celsius, të dhëna këto të konfirmuara nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës (AEMET).

Temperatura e regjistruar në El Granado barazoi rekordin kombëtar për muajin shtator, prej 45.7 gradë Celsius, i vendosur në Montoro në vitin 2016. Të dyja qytetet ndodhen në rajonin jugor të Andaluzisë. Kjo ishte sakaq edhe temperatura më e lartë në Spanjë përgjatë gjithë vitit. Ajo vjen në kohën kur një tjetër valë të nxehti me temperatura që kapërcyen 40 gradët Celsius, ka përfshirë pjesë të mëdha të jugut dhe perëndimit të vendit gjatë kësaj jave.

Italia sakaq po përballet me valën e gjashtë të të nxehtit, me temperatura rreth 34–35°C në shumë qytete të veriut dhe rajoneve qendrore, të cilat janë dukshëm mbi mesataren sezonale. Dara e të nxehtit vazhdon po kështu të mundojë edhe jugun e Francës.

Vera e këtij viti po rezulton jashtëzakonisht e gjatë dhe e nxehtë. Ajo nisi herët, që në maj, dhe vazhdoi me disa valë të njëpasnjëshme përvëlimi. Këtë situatë, ekspertët e lidhin me ndikimin e vazhdueshëm të anticiklonit afrikan, i cili po sjell masa ajri shumë të nxehta.

Në Itali, meteorologët thonë se një ftohje e motit mund të pritet nga e enjtja, me mbërritjen e masave të freskëta ajrore nga Atlantiku i Veriut, por ato mund të shoqërohen me stuhi të forta dhe breshër. Megjithatë, edhe kjo mund të mos shënojë fundin e verës, pasi sipas të dhënave të Qendrës Europiane, temperaturat mbi mesataren ka gjasa të vazhdojnë deri në fillim të tetorit.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri