Rita Ora shfaqet provokuese në imazhet e fundit, mahnit me dukjen sensuale

Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të reja, ku shfaqet në një paraqitje tejet sensuale dhe me stil.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka pozuar me një fustan të zi transparent dhe me detaje vezulluese, duke kombinuar elegancën me një pamje mjaft provokuese.

Në fotografitë e publikuara, Rita shihet me flokët e kapura, grim të theksuar në sy dhe një stil minimalist, ndërsa veshja ekspozon tatuazhet e shumta që ajo ka në trup.

Një prej imazheve e tregon artisten nga shpina, duke vënë në pah linjat trupore dhe dizajnin e hapur të fustanit, ndërsa në fotografitë tjera ajo ka pozuar drejtpërdrejt para kamerës me një qëndrim më glamuroz.

Vëmendje ka marrë edhe një fotografi e publikuar në InstaStory, ku Rita shihet me një çantë të zezë dhe ka falënderuar markën italiane Valentino për aksesorin.

Artistja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me miliona ndjekësit e saj fotografi nga paraqitjet publike, eventet, udhëtimet dhe projektet e reja.

Rita Ora prej vitesh konsiderohet gjithashtu një nga emrat shqiptarë më të pranishëm në botën ndërkombëtare të modës, duke bashkëpunuar me marka dhe stilistë të njohur botërorë.

Fotografitë e fundit janë një tjetër dëshmi e stilit të saj të guximshëm, me të cilin Rita vazhdon të eksperimentojë dhe të marrë vëmendje në çdo paraqitje.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri