Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me disa lëvizje në drejtori qarku dhe në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme.

Fatmir Hoxha, i emëruar drejtor i Policisë së Elbasanit në nëntor 2024, pas përzgjedhjes përmes garës për drejtuesit e rinj, nuk do të jetë më në krye të këtij qarku. Pas rreth dy vitesh në detyrë, Hoxha do të largohet nga drejtimi i Policisë së Elbasanit dhe, sipas ndryshimeve të firmosura nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, do të emërohet specialist në Drejtorinë për Integrimin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme.

Në vend të tij në Elbasan pritet të vendoset Kastriot Skënderaj, një emër me eksperiencë në strukturat e Policisë së Shtetit. Skënderaj ka drejtuar më herët Policinë e Tiranës dhe atë të Beratit, ndërsa së fundmi ka mbajtur detyrën e këshilltarit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lëvizje ka edhe për Luigj Vathin, i cili nuk do të vijojë më si drejtues i Policisë së Beratit. Vathi, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, është emëruar në krye të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Korçë.

Pozicioni i drejtorit të Policisë së Beratit mbetet për momentin vakant, ndërsa janë diskutuar disa emra me karrierë në polici, pa u marrë ende një vendim përfundimtar.

Sponsorizuar

Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili deri tani drejtonte strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është emëruar shef sektori në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Një tjetër ndryshim prek strukturat e Policisë së Tiranës. Dashnor Muhaj, zëvendësdrejtor i Tiranës për Rendin dhe Sigurinë, do të largohet nga kjo detyrë dhe do të emërohet specialist për migracionin e parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme.

Muhaj ka qenë një prej drejtuesve të angazhuar në menaxhimin e protestave të muajve të fundit në Tiranë.

Edhe pozicioni i zëvendësdrejtorit të Tiranës për Rendin dhe Sigurinë mbetet aktualisht vakant, ndërsa pritet që në vijim të caktohet personi që do të marrë këtë detyrë.

Nga arkivi

  • Kapen disa mijëra euro në autobusët që vijnë nga Italia, arrestohen dy shoferë
  • LAJMI I FUNDIT/ Nuk bien infektimet nga covid në 24 orë, 4 humbje jete në spitalin infektiv
  • Dosja e aksidentit të Arben Ahmetajt në Maqedoni me Mirel Mërtirin bëhet pjesë e hetimit të incineratorëve
  • Akulloret me oksid etileni, KLSH padit në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderi
  • KLSH kallëzon në SPAK e prokurori 9 zyrtarë të bashkisë së Tropojës
  • “Xhuxhi 339, kryetar i grupit të hajdutëve”, shkarkohet n/kryetari i Bashkisë së Durrësit, Rama fluturon çunin e Spartak Brahos për Gjushin

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej