Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

04/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin për shpronësimin për interes publik të të gjithë zonës ku një ditë më parë ndodhi konflikti mes dy biznesmenëve , Vasil Bedinaj dhe Luan Muça duke deklaruar se hapësira do të kthehet në një aset publik dhe turistik.

Rama tha se konflikti, të cilin e cilësoi si “banal dhe brutal”, së bashku me analizën e hartës pronësore të zonës, ka bindur qeverinë se duhet t’i jepet fund kësaj historie dhe të përcillet një mesazh i qartë për të gjithë ata që zhvillojnë apo menaxhojnë asete turistike.

Sipas kryeministrit, sjellja e aktorëve të turizmit duhet të jetë në përputhje me atë që ai e cilësoi si mision kombëtar për Shqipërinë turistike.

“Ne kemi vendosur ta shpronësojmë, ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme dhe, sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik dhe turistik për të gjithë”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se në këtë hapësirë synohet të krijohet një park i dedikuar ullirit, ku do të ruhen dhe mbillen varietete autoktone shqiptare dhe varietete përfaqësuese të Mesdheut.

Në fakt shpronësimi mund të jetë perde për probleme ligjore që lidhen me përfitimin e pronës ku mund të jenë konsumuar edhe vepra penale.

Sponsorizuar

Në zonë, sipas Ramës, do të ekspozohen edhe vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri, ndërsa hapësira do të shërbejë si një adresë e re informimi dhe një pikë për turizmin e eksperiencës.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu masa ndaj sjelljeve që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar.

“Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cënojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, i cili shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit”, u shpreh Rama.

Ai tha se çdo formë dhune, arrogance, papërgjegjshmërie ndaj hapësirës publike apo sjelljeje shqetësuese ndaj klientëve dhe komunitetit duhet të marrë përgjigjen e nevojshme.

Sipas tij, toka që “i ndau me dhunë dy investitorë fqinj” do të shndërrohet në një hapësirë publike që bashkon njerëzit dhe promovon paqen, nën simbolikën e ullirit, të cilin Rama e cilësoi si “pemën e paqes” dhe “pemën e bekuar të ullirit”. a.b
:::

Nga arkivi

  • Kruja, qyteti me 27 fasoneri, edhe 6 raste te reja kete pasdite
  • AKEP nuk tregon kush i kerkoi te mbyllte disa faqe ne internet
  • “Amnistia Fiskale një Lavatriçe e Madhe e Pastrimit të Parave!”
  • Italia, viktimat e reja ne 24 oret e fundit, stabilizohet kurba e sheshte
  • “Rama nuk do bashkepunim me opoziten por tendera ‘sekrete”
  • PROPOZIMI/ Qeveria zgjat gjendjen e jashtezakonshme deri me 23 qershor

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej