Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ministrat prezantojnë objektivat, Rama për ”Pasqyrë Albania”: Ankesat  e qytetarëve do të ndiqen në kohë reale

Ministrat prezantojnë objektivat, Rama për ”Pasqyrë Albania”: Ankesat e qytetarëve do të ndiqen në kohë reale

Aktualitet
E martë, 25 Gusht 2026 16:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama vijon të ndajë detaje nga mbledhja në Pogradec. Nga siguria dhe infrastruktura, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe integrimi europian, ministrat prezantuan prioritetet kryesore për secilin dikaster. Mes tyre është projekti “Smart City” për sigurinë publike, zhvillimi i industrisë ushtarake, projektet hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, si dhe krijimi i bursës së parë bujqësore. Në shëndetësi u paralajmërua vijimi i reformës në onkologji. Pjesë e diskutimeve ishin edhe “Paketa e Maleve”, turizmi, mbështetja për biznesin dhe procesi i integrimit në BE. Sipas Majlinda Dhukës, nëse procesi ecën sipas parashikimeve, Shqipëria mund të ketë në vitin 2028 draftin e traktatit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Më poshtë, pjesë nga prezantimet e secilit ministër

Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm: Smart City, një projekt madhor i qeverisë shqiptare për transformimin totalisht të mënyrës se si i qasemi sigurisë publike në Shqipëri.

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes: Me industrinë ushtarake dhe me Guna Tactical kemi 75% të punimeve të përfunduara në kanterin e saj. Kemi një kapacitet i cili fillon operimin e plotë brenda këtij viti. Kemi 290 punonjës sot të punësuar në industrinë ushtarake. Me ë hapjen e kantierit të Gunës dhe të MKD-së, ne shkojmë në 1.000 punonjës brenda vitit 2027.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë: Në shtatë muajt e parë të vitit, ndihma juridike falas ka trajtuar 4.552 kërkesa kundrejt 3700 e pak që kanë qenë në vitin e kaluar, që do të thotë jemi rritur me gati 21.8%.

Petrit Malaj, ministër i Financave: Po punohet për përgatitjen e projektligj për kontributin kombëtar të Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit: Ajo që biznesi ka nevojë për në këtë fazë të zhvillimit ekonomik është informimi, është mbështetja dhe përfaqësimet dhe për këtë arsye ne kemi ndërtuar instrumentin ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Kemi ndërtuar një platformë në bashkëpunim me AKSHI-n në të cilin të gjithë aplikimet që do bëhen për dyfisho sipërmarrjen tënde do të jenë të ndjekura nga një grup pune i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës: Transporti hekurudhor, projekti Tiranë-Durrës-Rinas, brenda 31 gushtit përfundojmë konkursin për operatorin hekurudhor. Kemi dy linjat e reja Vorë, Hani i Hotit dhe Durrës-Rogozhinë, të cilat të dyja brenda gushtit kanë përmbyllur fazën e procedurës konkurruese dhe brenda tetorit Durrës-Rogozhinë dhe brenda vitit Vorë-Hani i Hotit kemi kontratat e lidhura.

Mund t'ju interesojë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 5 minutash
Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 5 minutash
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 9 orësh

Andis Salla, ministër i Bujqësisë: Kërkojmë që të krijojmë dhe bursën e parë bujqësore që fermerët të kenë një tjetër qasje ndaj shtetit shqiptar dhe nga mënyra se si ne duhet të adresojmë pjesën e problematikës që ata kanë më të madhe, pjesën e çmimit.

Ervin Demo, ministër për Pushtetin Vendor: Paketa e Maleve në tërësi tashmë është një sukses. Janë 52 bashki që kanë miratuar zonat prioritare. Janë mbi 460 zona prioritare të miratuara në gjithë vendin. Janë 1900 aplikime që janë bërë, aplikime reale, nuk po flasim shprehje interesit tani në nivel vendor. Janë rreth 200 aplikime që kanë kaluar marrjen e vendimit në këshillat bashkiak.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Në turizëm siç e shikojmë kemi pasur një rritje 6.48% më shumë se sa viti i shkuar. Paralelisht në menaxhimin e bregdetit është bërë goxha mirë për rritjen e hapësirave të dedikuara për publikun. Janë shtuar me mbi 300.000 m² sivjet, më shumë krahasuar me vitin 2025, ndërsa plazhi publik përfaqëson tashmë 45% të totalit të vijës bregdetare në përgjithësi.

Evis Sala, ministre e Shëndetësisë: Një nga reformat kryesore është ajo në fushën e onkologjisë. Kemi marrë një fond shtesë vetëm për baret onkologjike në 2026-n prej 26 milion euro. Buxheti i shtuar, përdorimi i mirë i këtij bilanci pozitiv ka çuar për momentin në një rritje rreth 17% e pacientëve të trajtuar me kancer. Kjo nuk do të thotë që kemi një rritje të incidencës së kancerit me 17%, por ngaqë kemi futur më shumë barna inovative dhe kemi zgjeruar indikacionet, trajtojmë më shumë pacientë dhe për rrjedhojë më pak pacientë kërkojnë një shërbim shëndetësor jashtë vendit.

Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit: Është vijim i planit kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Dua të theksoj që prej dy vjetësh kjo bëhet vetë në universitetet publike dhe kemi mbyllur gjithë ciklin e gjithë mësuesve dhe tani kemi hyrë në faza specializimi. 22.000 mësues parashikojmë për vitin akademik që fillon në shtator 2026-2027.

Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit: Në lidhje me korridoret e gjelbërta të Shqipërisë kemi përfunduar rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në administrim për fidanishte nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. Kemi kryer funksionalizimin e plotë të tetë fidanishtve publike të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me një sipërfaqe 14.000 m². Gjithashtu deri në qershor të 2027-s do të krijojnë pesë fidanishte me standarde europiane në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: Ne kemi një propozim shumë të detajuar. Për herë të parë do kemi në shtator strategjinë, por mbi të gjitha është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta projektojmë veten në çdo formë, në çdo mënyrë, në çdo rrethanë si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Majlinda Dhuka, Kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e integrimit: Sipas kësaj rruge që kemi parashikuar, nëse gjërat shkojnë kështu, është e pritshme që në vitin 2028 Shqipëria të ketë draftin e traktatit të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe të fillojë procesi i ratifikimit.

Adea Pirdenji, ministër për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin: Rishikimi dhe riformatimi i ADB-së, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Kemi nisur një proces skanimi për ta shndërruar këtë institucion një sensor të qeverisjes nga pikëpamja e qytetarit.

Etiketat e lidhura

qeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 5 minutash

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 5 minutash

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 7 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.