Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiaku Llatja: Reforma e re territoriale, zhvillim dhe ekonomi më e fortë

Lajme E mërkurë, 26 Gusht 2026 12:20
Kryebashkiaku Llatja: Reforma e re territoriale, zhvillim dhe ekonomi më e fortë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Konsolidimi i Bashkive Elbasan, Cërrik dhe Belsh në një njësi të vetme të vetëqeverisjes vendore do të krijonte një territor më të madh administrativ, me më shumë kapacitete për investime, shërbime dhe zhvillim ekonomik. Ky ishte një nga argumentet e paraqitura nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë dëgjesës publike për reformën e re territoriale.

Sipas draftit të reformës, bashkia e re do të ketë qendër Elbasanin, rreth 157,387 banorë, një sipërfaqe prej rreth 1,258.1 km², 23 njësi administrative dhe tre qytete përbërëse, Elbasanin, Cërrikun dhe Belshin.

Për kryebashkiakun, kjo nuk është thjesht një çështje e ndryshimit të kufijve administrativë, por një mundësi për të konsoliduar kapacitetet e territorit dhe për të ndërtuar politika të përbashkëta zhvillimi.

“Fakti ka treguar se bashkimi sjell investime, buxhete më të konsoliduara dhe qytetarëve u sjell shërbime më të mira”, u shpreh Llatja, duke iu referuar edhe eksperiencës së Bashkisë Elbasan pas reformës territoriale të vitit 2015.

Sipas tij, kjo eksperiencë mund të shtrihet edhe në Cërrik dhe Belsh, duke krijuar një strukturë më të madhe administrative, por pa cenuar shërbimet apo identitetin e qyteteve.

“Kjo reformë nuk do të prekë asnjë shërbim. Në të gjitha rajonet dhe njësitë administrative, edhe në Cërrik dhe në Belsh, shërbimet do të ofrohen. Synimi është që ato të rriten dhe të jenë më të mira”, deklaroi kryetari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drafti parashikon që Elbasani të jetë qendra e bashkisë së re, ndërsa Cërriku dhe Belshi të vijojnë të funksionojnë si qytete përbërëse, me territorin, emërtimin, simbolet dhe festat e tyre lokale. Për të ruajtur aksesin e qytetarëve, parashikohen sportele të integruara shërbimesh në Cërrik, Belsh dhe në njësitë administrative, ndërsa për zonat periferike parashikohen edhe shërbime të lëvizshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një nga argumentet kryesore të konsolidimit lidhet me lidhjet funksionale që ekzistojnë mes tre territoreve. Elbasani, Cërriku dhe Belshi kanë qenë pjesë e të njëjtit rreth deri në vitin 2014, ndërsa edhe sot banorët e dy bashkive lidhen çdo ditë me Elbasanin për punësim, arsim, shërbime shëndetësore, tregti dhe shërbime të specializuara.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 9 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 9 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 9 orësh

“Bashkia e Elbasanit këto vite të fundit ka thithur fonde nga Bashkimi Europian dhe kjo eksperiencë do të shtrihet edhe në njësitë e reja”, tha Llatja.

Pikërisht kapacitetet administrative dhe investuese të Elbasanit janë një nga elementët mbi të cilët mbështetet propozimi. Sipas draftit, Elbasani ka një masë urbane dukshëm më të lartë se Cërriku dhe Belshi, ndërsa kapaciteti ekonomik dhe institucional i qytetit e bën atë qendrën natyrore të territorit të konsoliduar.

“Me formimin e këtyre bashkive arrihet të bëhen politika të konsoliduara turistike dhe bujqësore. Kjo bashki e madhe bëhet një zonë më e madhe bujqësore”, u shpreh ai.

Një rol të rëndësishëm në këtë vizion ka edhe Belshi. Drafti evidenton potencialin e zonës për bujqësi dhe turizëm, veçanërisht për shkak të rreth 84 liqeneve karstike, si dhe prodhimit të ullirit dhe vreshtit.

“Edhe për turizmin, projekti i Kalasë e Funarit dhe Belshi me liqenet do ta rrisin turizmin, duke e bërë edhe më të konsoliduar bashkinë”, tha Llatja.

“Elbasani ka profilin industrial, kemi miratuar kontratën klimatike, por kemi edhe turizmin dhe bujqësinë. Bashkimi i këtyre territoreve krijon mundësi për një zhvillim më të fortë ekonomik”, u shpreh ai.

Një tjetër element i rëndësishëm i propozuar nga reforma është buxhetimi me pjesëmarrje. Llatja theksoi se modeli i përdorur në Bashkinë Elbasan do të mund të zbatohet edhe në qytetet e reja që do të jenë pjesë e bashkisë së konsoliduar, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të përcaktojnë prioritetet e investimeve.

“Këshilli bashkiak do të ketë përfaqësi të të dyja zonave në bazë të përqindjes së përcaktuar”, tha ai, duke iu referuar edhe përfaqësimit proporcional të komuniteteve.

Sipas draftit, Elbasani do të përbëjë rreth 73.1% të popullsisë së bashkisë së re, Cërriku rreth 16%, ndërsa Belshi rreth 10.9%. Ky raport do të reflektohet në përfaqësimin proporcional në këshillin bashkiak.

Për Llatjan, konsolidimi nuk nënkupton zhdukjen e identitetit të Cërrikut apo Belshit dhe as largimin e shërbimeve nga komunitetet.

“Do të ketë shërbime në të gjitha këto qytete. Nuk do të preken, por do të rriten dhe do të bëhen më të mira”, nënvizoi ai.

Drafti parashikon gjithashtu që bashkia e re të jetë pasardhëse e bashkive ekzistuese, duke marrë përsipër pasuritë, asetet, detyrimet, kontratat dhe marrëdhëniet juridike të tyre.

Në këtë kuadër, synimi është që një bashki më e madhe të ketë edhe kapacitete më të mëdha për planifikimin territorial, menaxhimin e tokës bujqësore, transportin, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen civile dhe përgatitjen e projekteve për fondet kombëtare dhe europiane.

“Unë e shoh si një gjë shumë pozitive rritjen e numrit të njësive. Bashkimi dhe konsolidimi i të tre bashkive në një strukturë të madhe bashkiake, duke mos lëvizur territorin, krijon mundësi për politika më të konsoliduara”, u shpreh kryetari i Bashkisë Elbasan.

Në thelb, propozimi për reformën e re territoriale synon të ndërtojë një hapësirë të përbashkët zhvillimi ku Elbasani sjell kapacitetet administrative, ekonomike dhe institucionale, Cërriku potencialin bujqësor dhe industrial, ndërsa Belshi potencialin bujqësor e turistik.

Dëgjesa publike, sipas Llatjas, është pjesë e rëndësishme e këtij procesi, pasi vendimmarrja duhet të marrë në konsideratë edhe mendimin e qytetarëve.

“Duhet të dëgjojmë qytetarët dhe të diskutojmë së bashku se si kjo reformë mund të funksionojë sa më mirë në interes të të gjithë territorit”, ishte mesazhi i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Propozimi, do ta shndërrojë Elbasanin në qendrën e një bashkie me rreth 157 mijë banorë dhe 23 njësi administrative, duke krijuar një nga territoret më të rëndësishme urbane, bujqësore, industriale dhe turistike në Shqipërinë e Mesme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 2 minutash

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 3 minutash

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 5 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.