Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
PD: Digitalb dhe Tring kanë krijuar monopol në çmime!

PD: Digitalb dhe Tring kanë krijuar monopol në çmime!

Aktualitet
E mërkurë, 26 Gusht 2026 11:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Igli Cara, ka denoncuar situatën në tregun e televizioneve me pagesë, duke akuzuar AMA-n se nuk po mbron interesin publik. Cara shprehet se ADTN është kthyer në ndërmjetësin e vetëm mes platformave Digitalb dhe Tring dhe operatorëve kabllorë, duke përcaktuar kanalet, çmimet dhe kushtet e kontratave.

Ai ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës nisjen e një hetimi të thelluar për të verifikuar nëse tregu po funksionon në kushte monopoli dhe nëse ekzistojnë praktika abuzive me çmimet.

Cara i ka kërkuar gjithashtu AMA-s të bashkëpunojë me Autoritetin e Konkurrencës, duke paralajmëruar se, nëse nuk ndërhyhet, konsumatorët mund të përballen me kosto edhe më të larta.

Deklarata:

Shqetësime serioze të ngritura nga operatorët kabllorë në të gjithë vendin, pas përqendrimit në një dorë të vetme, me qëllim krijimin e një tregu monopol.

Më në fund erdhi dhe reagimi i AMA-s (Autoriteti i Mediave Vizive). Fatkeqësisht, deklarata e AMA-s, i ngjante më shumë një përgjigjje të një avokati, sesa përfaqësimit të një institucioni publik që mbahet nga taksat e shqiptarëve. Megjithëse, faktet janë kokëfortë, në dritë të diellit, AMA zgjodhi të mbante anën e gabuar. Kundër interesit publik dhe në kundërshtim me ligjin, madje shkoi edhe më tej, duke e cilësuar qëndrimin e PD, si qëndrim të aksionierëve të shoqërive të kabllorëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për këdo që ka njohuri mbi mënyrën si operohet në këtë treg e kupton më së miri, reagimin e AMA-s. Përgjigjja e AMAS-s përforcon dyshimin e PD, se përqendrimi i këtij tregu deri në monopolizimin e tij është Projekt i “Shefit” të AMA-s Pra i kryeministrit RAMA.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ta thënë me fjalë të thjeshta: ADTN sh.a. zyrtarisht ka marrë rolin e ndërmjetësit të vetëm mes platformave dhe operatorëve. Si pasojë është krijuar një situatë e pastër monopoli midis platformave ( Digitalb e Tring) kundrejt operatorëve kabllorë. Tashmë kemi një treg, ku ADTN kontrollon dhe përcakton vetë: 1- Listën e kanaleve Pra, përzgjedh TV që do të ketë paketa transmetuese.

Mund t'ju interesojë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 3 minutash
Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 4 minutash
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 9 orësh

(Nuk do të jetë e largët dita kur disa TV-e, që nuk janë pro Ramës do të shpallen “non grata”, duke mos u përfshirë në listë. 2- Përcakton vetë çmimet e paketave televizive Do të thotë që nuk do të ketë konkurentë. 3- Përcakton vetë përqindjen përfituese me secilin operator Pa analizë kostosh. 4- Përzgjedh vetë operatorët kabllorë, me të cilët do të lidhi kontratën (Mos harrojmë që investimin në terren, kontaktet , shërbimin ndaj klientit janë Investime të operatorëve të shtrira ndër vite!) 65 operatorë kabllorë janë në mëshirën e ADTN, që është tashmë ent i vetëm. Ose do të pranojnë kushtet e ADTN, ose do të falimentojnë! ADTN tashmë operon de facto si përfaqësues ligjor i Digtalb dhe Tring njëkohësisht.

Ajo i ka detyruar shoqëritë kabllore të nënshkruajnë kontratën,në të kundërt do t’ju ndërpriste sinjalin. Kjo situatë është de facto monopol dhe abuzim me pozitën dominuese në treg. A ka situatë më të pastër monopoli se kjo, kur mungon alternativa? Çfarë i pengon institucionet (AMA dhe AK), mos ta shohin këtë treg Monopol? Ku është Shteti? Ku janë institucionet që paguhen nga taksat e shqiptarëve? Interesat e kujt mbrojnë ato ? AMA ka mandatin dhe autoritetin ligjor për të mbrojtur pluralizmin mediatik dhe konkurrencën e shëndetshme në tregun e shpërndarjes audiovizive. Ky mandat nuk përmbushet, duke konfirmuar ekzistencën formale të kontratave! Përmbushet duke garantuar që kushtet e atyre kontratave janë të drejta dhe se asnjë operator nuk mbetet pa alternativë! Po Autoriteti i Konkurrencës ku është? Prej muajsh i kemi ngritur këtë shqetësim kryetarit të A.K. dhe nuk kemi një përgjigje zyrtare!

Ndaj, sot kërkojmë: 1. A.K. të fillojë menjëherë proçedurën e hetimit të thelluar mbi situatën monopolistike në tregun audioviziv 2. Të verifikojë strukturën reale të pronësisë dhe kontrollit mes DigitalB, Tring dhe ADTN, për të kuptuar nëse janë entitete realisht të pavarura ose njësi të koordinuara të së njëjtës strukturë 3. Të vlerësojë politikën çmimore dystandarte Çmime trefishe për operatorët kabllorë (palë të treta),ndërkohë që çmimet direkte te konsumatori janë ulur.

Praktikë e njohur si ‘margin squeeze’ dhe e ndaluar nga ligji. 3. I kërkojmë AMA-s që të zbatojë ligjin dhe t’i shërbejë interesave të qytetarëve, jo të monopoleve! AMA duhet t’i vendosi në dispozicion A.K. të gjitha të dhënat dhe gjetjet shqetësuese dhe të bashkëpunojë plotësisht, me qëllim zgjidhjen afatgjatë të këtyre shqetësimeve! Prej muajsh shqiptarët paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim dhe nëse nuk do të ndërhyhet pa dyshim do të paguajnë edhe më shumë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 3 minutash

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 4 minutash

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 5 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.