Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Horoskopi i Sotëm: Këshilla për Dashuri, Punë dhe Financa Për të lindurit në shenjën e Dashit, dita sjell mundësinë e marrjes së një përgjigjeje të shumëpritur në dashuri. Në punë, shmangni reagimet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Protesta e katandisi Ramën në një hiç, s’ka besë e pasqyrë që e shpëton

Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Protesta e katandisi Ramën në një hiç, s’ka besë e pasqyrë që e shpëton

Aktualitet
E enjte, 27 Gusht 2026 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasditen e kësaj të enjte, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, sulmoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Duke iu referuar arrestimit të Ergys Agasit, Berisha e cilësoi atë si “krahun e djathtë” të Ramës dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen. Berisha akuzoi qeverinë për dështime në drejtësi, turizëm dhe menaxhimin e fondeve publike, duke përmendur edhe çështjen e aeroportit të Vlorës dhe dokumentin “Libri i Kuq”.

“Kjo verë shkriu plotësisht propagandën e drejtësisë së re”, deklaroi Berisha, ndërsa protestat e opozitës i cilësoi si një nga zhvillimet më të rëndësishme politike të verës dhe si shprehje të “guximit dhe qëndresës” qytetare. Sipas Berishës, kryeministri ka pësuar një rënie prej 29 pikësh dhe po përballet me një “spirale pa kthim”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i PD-së e cilësoi protestën si më masiven që Shqipëria ka parë që nga vitet ’90, duke theksuar se ajo ka dëmtuar Ramën veçanërisht në aspektin e mbështetjes në sondazhe. “S’ka besë e pasqyrë që ta shpëtojë”, u shpreh Berisha, duke e akuzuar Ramën se ndodhet në pikën më të dobët të tij politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga deklarata

Dje u arrestua nga policia mafiozi më i rrezikshëm i Shqipërisë dhe i Evropës Juglindore pas padrinos, krahu i djathtë i këtij të fundit, Ergys Agasi. Kjo verë shkriu plotësisht propagandën e drejtësisë së re. Edi Rama shpërfaqi hapur kontrollin e tij të plotë mbi SPAK-un e partisë dhe e nisi atë me pushime në Aruba, së bashku me Agaçin dhe Olsin e tij. Këtë verë, gju më gju me Sadushin e partisë, Edi Rama ndiqte koncertet folk të Petras në Vajzën e Ali Asllanit.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për Dashuri, Punë dhe Financa

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për Dashuri, Punë dhe Financa

Tani
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 8 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 9 orësh

Këtë verë, nga drejtësia e re, pa bërë zhurmë, u lirua nga qelia një nga hajdutët më të pangopur të këtij vendi, Ilir Beqja, i cili, njësoj si Saimir Tahiri, Jurgen Çyrbja, Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe shumë e shumë të tjerë, u futën në burg për dy-tre vjet dhe u liruan, ndërsa asnjë qindarkë nga dhjetëra e qindra milionë euro që kanë vjedhur me Edi Ramën nuk iu kthye mbrapsht shqiptarëve.

Kjo verë shkriu plotësisht propagandën e turizmit, sepse turisti 20-vjeçar u masakrua në hotelin e baronëve të krimit, që mbrohen nga narkopolicia dhe Edi Rama. Kujtojmë këtu kryebotimin e kësaj vere, “Albanian Files” apo “Librin e Kuq”. Nuk bëhet fjalë për Librin e Kuq të Sulejmanit të Madhërishëm apo të Karl Jungut, por për “Librin e Kuq” të Sulltanit të Surrelit, i cili, me 523 projekte, dëshmon se e trajton Shqipërinë si çifligun e tij personal.

Këto janë 523 arsye për ta çuar Ramën në qeli dhe vetëm në qeli. Dhe, më e fundit, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë 500 milionë euro gjobë për aeroportin e Vlorës, pas ndërhyrjes së njëanshme që bëjnë Rama dhe Lubi Balluku, të cilët mbrohen me 83 mandatet e krimit. Kjo ishte vera që Edi Rama u ofroi shqiptarëve këtë vit: zjarre, vrasje turistësh, qindra milionë euro të vjedhura. Mirëpo, përveç këtyre, ishte edhe diçka tjetër këtë verë që e rrënoi Edi Ramën çdo ditë dhe e katandisi atë në pothuajse një hiç.

Dhe kjo ishte protesta madhështore qytetare, e pandalur për tre muaj, ndonëse në temperaturat më të nxehta dhe nën terrorin e përgjithshëm politik. Në temperatura ku vera mund të skuqej nga nxehtësia e asfaltit, pati presione, kërcënime të egra dhe provokime të pandalura nga patronazhistët terroristë politikë, narkopolicia dhe kartelet qeveritare të drogës ndaj protestuesve paqësorë.

Ndonëse në një lumë fyerjesh shtazore mediatike të nxjerra nga Ymer Çorapet dhe Frrok Çupërat, qytetarë të lirë, heronj të vërtetë, ditë për ditë kanë protestuar pa ndalim, në një manifestim të admirueshëm të ADN-së shqiptare, të dinjitetit, të guximit dhe të qëndresës. Për nga gjatësia, protesta është e dyta më jetëgjatë pas asaj te Rruga e Shpresës, duke shënuar, për nga madhësia, absolutisht protestën më masive që Shqipëria ka parëndonjëherë, që nga vitet ’90 e deri më sot.

Etiketat e lidhura

Berisharama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për Dashuri, Punë dhe Financa
Tani

Horoskopi i Sotëm: Këshilla për Dashuri, Punë dhe Financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 2 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 9 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.