Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ylli Manjani: Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?

Forum E mërkurë, 2 Shtator 2026 17:19
Ylli Manjani: Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani

Ka një debat që po zhvillohet prej ditësh rreth një pyetjeje që në pamje të parë duket teknike, por në të vërtetë prek vetë kuptimin e shtetit të së drejtës. A mundet një kryetar bashkie që ndodhet në paraburgim të vazhdojë të firmosë shkresa dhe akte zyrtare të institucionit që drejton?

Vështirë të kesh një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por po përpiqem të jap një arsyetim sipas ligjeve të shkruara dhe, një llogjike të ftohtë që buron nga këto ligje dhe vendimet e drejtësisë. Padyshim që është paradoksale të konstatosh se kryetarit të bashkisë që gjendet nën arrest i vlen mandati, por jo aq nënshkrimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo nuk është lojë fjalësh. Është dallimi që bën vetë ligji mes statusit të një të zgjedhuri dhe ushtrimit të kompetencave të tij në kushtet kur veprojnë ligjet penale mbi paraburgosjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A. Qartësisht mandati i të zgjedhurit vendor nuk pezullohet nga paraburgimi.

Mund t'ju interesojë

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

27 Tetor 2026, 12:35
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

27 Tetor 2026, 11:48

Kodi i Procedurës Penale ka qenë shumë i kujdesshëm për të mbrojtur legjitimitetin demokratik të të zgjedhurve.

Neni 242, që rregullon masën e sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik”, e përjashton shprehimisht zbatimin e saj ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit zgjedhor. Kjo do të thotë se SPAK-u dhe gjykata nuk mund t’i pezullojnë mandatin një kryetari bashkie përmes një mase sigurimi.

Pikërisht për këtë arsye, si dhe ligjit për Qeverisjen Vendore, Erion Veliaj mbetet, formalisht, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mandati i tij nuk është shuar dhe as pezulluar. Derisa të ekzistojë një shkak ligjor për përfundimin e mandatit, ai vazhdon të jetë i zgjedhur nga qytetarët.

Deri këtu nuk ka asnjë dilemë. Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar qartë këtë gjë që në vendimin e parë tç saj kur ndaloi shkarkimin e Velilajt.

B. Por, llogjikisht, arresti në burg nuk është një zyrë alternative.

Problemi fillon në momentin kur tentohet të barazohet ekzistenca e mandatit me ushtrimin normal të funksionit.

Neni 238 i Kodit të Procedurës Penale thotë se personi në arrest me burg vendoset në një institucion paraburgimi dhe mbahet në dispozicion të autoritetit procedues. Ai është i privuar nga liria e lëvizjes dhe nga mundësia për të ushtruar veprimtarinë e tij normale.

Një kryetar bashkie nuk është noter që firmos letra në çdo vend ku ndodhet. Ai është organ administrativ. Kompetenca e tij ushtrohet brenda institucionit, mbi bazën e procedurave administrative, dokumentacionit, protokollit, verifikimeve dhe përgjegjësive ligjore.

Prandaj paraburgimi nuk e heq mandatin, por e bën praktikisht dhe juridikisht të pamundur ushtrimin normal të tij.

C. Firma nuk është një stilolaps.

Këtu ngatërrohet qëllimisht një koncept.
Shumë thonë: “Po çfarë problemi ka? Le t’ia çojnë dokumentet në qeli dhe ai firmos.”

Problemi është se firma e një kryetari bashkie nuk është një akt privat. Nuk është një autorizim familjar, nuk është një kontratë civile dhe as një deklaratë personale. Të paraburgosurit firmosin rregullisht dokumente private.

Por aktet zyrtare nuk janë dokumente private.

Firma është elementi përfundimtar i një akti administrativ që prodhon pasoja juridike për qytetarët, bizneset dhe vetë administratën.

Përpara se të hidhet ajo firmë duhet të kenë ndodhur procedura të caktuara: shqyrtim, relacione, verifikime, protokollim, administrim i dosjes dhe përgjegjësi institucionale.

A mund të garantohet e gjithë kjo brenda një institucioni paraburgimi?

Llogjikisht jo.

Në të kundërt, do të pranonim idenë absurde se zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund të transferohet përkohësisht në qelinë e paraburgimit në Durrës…

D. Ligji ka parashikuar zëvendësimin, jo qeverisjen nga qelia.

Ligji për vetëqeverisjen vendore nuk e lë bashkinë pa drejtim.

Kur kryetari ndodhet në pamundësi objektive për të ushtruar funksionin, kompetencat ushtrohen sipas mekanizmit të zëvendësimit nga nënkryetari ose funksionari që përcakton ligji.

Pra zgjidhja e ligjit nuk është që dokumentet të bëjnë udhëtimin Bashki–Paraburgim–Bashki.

Zgjidhja është vazhdimësia institucionale.

Në një shtet serioz funksionon institucioni, jo vendndodhja fizike e firmës.

E. Atëherë pse mbahet mandati?

Sepse Kushtetuta mbron votën e qytetarëve.

Një masë sigurimi nuk mund të zëvendësojë vendimin e zgjedhësve. Një person është i pafajshëm derisa të dënohet me vendim të formës së prerë.

Prandaj ligji nuk lejon që paraburgimi të shndërrohet në mekanizëm për rrëzimin e një mandati të fituar në zgjedhje.

Por po aq e vërtetë është edhe e kundërta se prezumimi i pafajësisë nuk e shndërron paraburgimin në një mënyrë të re të ushtrimit të pushtetit publik.

Janë dy parime që disi duhet bashkëjetojnë.

Rasti Veliaj ka prodhuar një paradoks që ndoshta nuk ishte menduar kurrë nga ligjvënësi.

Nga njëra anë, SPAK-u kërkon ta mbajë në paraburgim me argumentin se ekzistojnë rreziqe procedurale.

Nga ana tjetër, pranohet ideja që i njëjti person të vazhdojë të firmosë akte zyrtare, të japë urdhra administrativë dhe të drejtojë institucionin.

Kjo krijon një kontradiktë të dukshme.

Nëse paraburgimi është aq i domosdoshëm sa ta izolojë një person nga jeta publike për të garantuar procesin penal, si mund të thuhet se ai ushtron pa asnjë pengesë funksionin më të rëndësishëm administrativ të bashkisë më të madhe të vendit?

Ose njëra tezë bie, ose tjetra.

F. Nuk është çështje politike, por juridike

Ky debat nuk ka lidhje me emrin Erion Veliaj.

Sot është Veliaj. Nesër mund të jetë çdo kryetar bashkie, deputet apo i zgjedhur tjetër.

Prandaj përgjigjja duhet të jetë e njëjtë për të gjithë.

Një i zgjedhur vendor mund ta ruajë mandatin edhe kur është në paraburgim. Kjo është garancia kushtetuese e votës.

Por ai/ajo nuk mund ta ushtrojë funksionin në paraburgim. Sepse kompetenca publike nuk ushtrohet me korrespondencë nga qelia.

Veliajt mund t’i vlejë mandati. Por jo aq nënshkrimi.

Sepse mandatin ia kanë dhënë qytetarët. Ndërsa firmën ia lejon vetëm ligji, dhe ligji nuk njeh administrim të Bashkisë nga paraburgimi.

Si përfundim, dukshëm është krijuar një vakum llogjik në zbatimin e ligjeve të të zgjedhurve vendorë me ligjet penale. Gjykatat nuk e kanë mbyllur dot këtë vakum llogjik. I takon Parlamentit ndoshta ta sqarojë.

Etiketat e lidhura

Veliajylli manjani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 6 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.