Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 19:35 Arsenali fiton super duelin ndaj Liverpoolit, vendos një gol i Havertz Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e zhvilluar në “Anfield”, e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pagat ende të bllokuara, kërkesa nga Prokuroritë në rrethe: Kush e dha urdhrin?

Aktualitet E premte, 4 Shtator 2026 18:07
Pagat ende të bllokuara, kërkesa nga Prokuroritë në rrethe: Kush e dha urdhrin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroritë e Elbasanit dhe Beratit kanë kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e administratës, pasi urdhërpagesat e tyre nuk janë ekzekutuar. Në një shkresë të datës 3 shtator, Prokuroria e Elbasanit bën me dije se bankat e nivelit të dytë kanë marrë urdhër nga Dega e Thesarit për kthimin e fondeve të çelura nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, fondet për pagat kanë qenë të parashikuara dhe të disponueshme në buxhet, ndërsa urdhërpagesat ishin përpunuar. Megjithatë, kalimi i pagave është penguar, pa u komunikuar një akt i arsyetuar apo një bazë ligjore konkrete për këtë vendim. Prokuroritë kërkojnë që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe pagat e punonjësve të ekzekutohen, duke ngritur shqetësime mbi arsyet dhe bazën ligjore të bllokimit të fondeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Administrimi i thesarit duhet t’i shërbejë realizimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, jo pezullimit të tyre. Një mosmarrëveshje e tillë nuk mund të shërbejë si shkak për kthimin e fondeve të disponueshme dhe bllokimin e pagave korrente, të cilat përbëjnë detyrime të menjëhershme të institucionit ndaj punonjësve dhe magjistratëve”, thotë prokuroria e Elbasanit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokuroritë kërkojnë zhbllokimin e pagave dhe informacion të plotë mbi bazën ligjore, aktin administrativ dhe autoritetin që ka urdhëruar kthimin e fondeve në përpjekje për të arritur tek personat përgjegjës që kanë urdhëruar dhe zbatuar bllokimin e pagave: “Të identifikojë dhe të na bëjë me dije, me shkrim dhe pa vonesë, çdo akt, urdhër, udhëzim, instruksion, email, komunikim elektronik apo veprim tjetër administrativ që ka sjellë ose ka ndikuar në mosrealizimin, pezullimin, kthimin apo mos procedimin e pagesave të këtij institucioni”, thotë Prokuroria e Beratit.

Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë injoroi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që deri me 31 korrik të realizohej formula e re e pagave të tyre. Kur data kaloi, KLGJ dhe KLP thanë se janë të detyruara për ta zbatuar vetë vendimin e Kushtetueses ndërsa vendosën pagën referuese. Zhbllokimin e llogarive e kanë kërkuar njëkohësisht veç KLGJ DHE KLP edhe Shoqatat e Gjyqtarëve e të Prokurorëve dhe Gjykata e Lartë.

Mund t'ju interesojë

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Para 59 minutash
Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!

Para 1 ore
Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Prokurori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arsenali fiton super duelin ndaj Liverpoolit, vendos një gol i Havertz
Para 5 minutash

Arsenali fiton super duelin ndaj Liverpoolit, vendos një gol i Havertz

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun
Para 39 minutash

Egnatia mund me përmbysje Tiranën dhe blindon kreun

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu
Para 59 minutash

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 1 ore

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 21 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 12 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 7 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

4 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 22 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.