Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar të martën. Bëhet me dije se gjatë kësaj proteste kanë mbetur të lënduar edhe dy punonjës policie. Paralelisht me ndjekjen penale janë plotësuar 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit në zbatim të Aktit Normativ të miratuar më 28 tetor 2026. Këto masa aplikohen për kundërvajtjet e konstatuara gjatë grumbullimeve dhe lidhen kryesisht me bllokimin e rrugëve apo pengimin e qarkullimit të mjeteve, shkelje të cilat sipas parashikimeve ligjore për rendin dhe sigurinë publike ndëshkohen me gjoba administrative që variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të llojit të kundërvajtjes dhe rrethanave të konstatuara.