INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Butrint Imeri i dedikon fjalët më të ëmbla nënës

Butrint Imeri i dedikon fjalët më të ëmbla nënës

Publikuar më: 14:49 12-11-2026

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka lënë për pak çaste muzikën dhe angazhimet e tij për të ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Artisti ka festuar ditëlindjen e nënës së tij, duke publikuar në InstaStory një fotografi krah saj. Në imazh, ajo shfaqet duke mbajtur në duar një buqetë me lule, ndërsa të dy duken mjaft të afërt.

Përmes një dedikimi të shkurtër, por plot përzemërsi, Butrinti i ka përcjellë urimin e tij më të dashur: “HAPPY BIRTHDAY NANA JEM”.

Ky publikim është pritur me interes nga ndjekësit, pasi këngëtari nuk ndan shpesh momente nga jeta e tij familjare dhe veçanërisht fotografi me të ëmën.

Një gjest i thjeshtë, por që tregon edhe një herë lidhjen e veçantë që artisti ka me njeriun e tij më të dashur.