Sunday / November 15 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Ditë pushimi për 7 mijë punonjës për të luajtur videolojëra, synohet rritja e produktivitetit

Share Share Icon

Kompania teknologjike Logitech, me vlerë 13 miliardë dollarë, do t’u japë 7 mijë punonjësve të saj në mbarë botën një ditë pushim për të luajtur videolojëra.

Nisma vjen në prag të lançimit të shumëpritur të Grand Theft Auto VI (GTA VI), më 19 nëntor, ndërsa drejtuesit e kompanisë besojnë se lojërat elektronike mund të përmirësojnë përqendrimin dhe produktivitetin në punë.

Nisma, e quajtur “Logi Game Day”, u mundëson të gjithë punonjësve, përfshirë praktikantët, të marrin një ditë pushim për të luajtur videolojën që preferojnë. Ata mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi deri në nëntor 2027.

“Ka ardhur koha të heqim dorë nga stereotipi se videolojërat janë humbje kohe”, deklaroi Hanneke Faber, drejtuese ekzekutive e Logitech.

Sipas saj, angazhimi në aktivitete argëtuese mund të ndikojë pozitivisht edhe në performancën profesionale. Vetë Faber planifikon të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga kompania më 19 nëntor, kur zyrat do të shndërrohen në një hapësirë të dedikuar videolojërave.

Videolojërat mund të përmirësojnë përqendrimin

Vendimi mbështetet edhe në një studim të publikuar nga Logitech, ku janë anketuar 900 të rritur dhe 100 lojtarë në nëntë vende.

Katër në pesë të anketuar janë shprehur se videolojërat i ndihmojnë të përballojnë me më shumë besim sfidat e jetës së përditshme dhe të ruajnë qetësinë e përqendrimin në situata me presion të lartë.

“Loja nuk është e kundërta e punës”, deklaroi Elaine Laird, drejtuese e burimeve njerëzore në Logitech. Sipas saj, kur punonjësit kanë kohë të shkëputen nga puna dhe të argëtohen, rikthehen me më shumë energji, përqendrim dhe ide të reja.

GTA VI mund t’i kushtojë ekonomisë amerikane 1 miliard dollarë

Interesi i jashtëzakonshëm për lançimin e GTA VI ka ngritur shqetësime për ndikimin në tregun e punës.

Sipas një vlerësimi, ekonomia amerikane mund të humbasë deri në 1 miliard dollarë produktivitet, nëse rreth 1.5 milionë punonjës mungojnë në punë për të luajtur.

Megjithatë, ekonomisti Victor Matheson, nga College of the Holy Cross, argumenton se edhe nëse kjo shifër rezulton e saktë, humbja nuk është domosdoshmërisht negative, nëse punonjësit ndihen më të lumtur.

Të dhënat e kompanisë BambooHR tregojnë se kërkesat për pushim në datën e lançimit të GTA VI janë pothuajse 13% më të larta se në ditë të krahasueshme të viteve të mëparshme.

Ndërkohë, 18% e punonjësve me pagë fikse deklarojnë se planifikojnë të marrin pushim atë ditë. Gjysma e lojtarëve që synojnë të mungojnë në punë për lançimin e një videoloje pranojnë se do të justifikohen si të sëmurë, në vend që të kërkojnë leje paraprakisht. / Fortune

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Si të tregosh aftësi drejtuese, edhe kur pozicioni yt i punës nuk është drejtues

Të jesh lider në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh një titull drejtues, të menaxhosh një ekip apo të marrësh vendime për të t...

5 days më parë 4 Min Lexim

60% e punonjësve kanë një “armik” në punë, si të përballoni konfliktet

Rreth 60% e punonjësve kanë të paktën një person që e konsiderojnë “armik” në vendin e punës. Sipas një sondazhi të vitit 2019, të realizuar nga pl...

7 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!