Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për drejtimin e FIFA-s, ndaj nuk do të jetë rival i Gianni Infantinos në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet për president të FIFA-s do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës britanike The Times, UEFA kishte shpresuar ta bindte legjendën e Arsenalit që të garonte për postin më të lartë të futbollit botëror.

Wenger, 77-vjeçar, shihej si një kandidat serioz e i besueshëm për të sfiduar Infantinon, por në fund ka zgjedhur të mos marrë pjesë në garë.

Ky vendim e vështirëson situatën për UEFA-n, së cilës, sipas The Times, i kanë mbetur vetëm katër ditë për të mbështetur një kandidat tjetër kundër presidentit aktual të FIFA-s.

Deri tani, kandidaturat e shpallura krahas asaj të Infantinos janë të presidentit të Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, dhe ish-mbrojtësit të Tottenhamit, Ramon Vega.


Shtuar më 14.11.2026 23:55

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobet