Vendosni fjalën kyçe....

SpaceX tenton kapjen e raketës Starship


Kompania SpaceX po tenton të rikuperojë pjesët e raketës gjigante Starship pas kthimit në Tokë, duke përdorur krahë mekanikë të vendosur në kullën e lëshimit, të njohur si “shkopinj”.

Përpjekja e parë për kapjen e përforcuesit dështoi dhe u ndërpre, ndërsa ai u drejtua drejt oqeanit, ku shpërtheu në flakë pranë sipërfaqes së detit.

Pjesa e sipërme e raketës, e njohur si “Ship”, pritet të rikthehet në Tokë rreth orës 15:15 me orën lokale (21:15 GMT) të së shtunës, megjithëse orari mund të ndryshojë, shkruan BBC.

Ky është testi i 15-të i Starship dhe për herë të parë kompania synon rikuperimin e plotë të të dyja pjesëve të raketës.