Spiropali akuza ndaj Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për shefen

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku ka denoncuar atë që e cilësoi si presion, intimidim dhe keqpërdorim të institucioneve për interesa personale.

Pa e përmendur drejtpërdrejt me emër, Spiropali duket se i drejtoi kritikat ndaj Belinda Ballukut, duke iu referuar asaj me termin “shefja”. Ajo ngriti akuza për përpjekje intimidimi ndaj socialistëve që guxojnë të shprehin kritika, duke pretenduar se presioni shkon deri në dyert e familjeve të tyre.

Të lidhura

None found

Në fjalën e saj, deputetja socialiste ngriti pikëpyetje se kush janë personat që ushtrojnë këtë presion dhe me çfarë mekanizmash veprojnë, duke përmendur gjobat, shantazhet, përdorimin e institucioneve dhe publikimet në portale.

“Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’. Kush janë këta? Këta që përdorin çdo mjet të mundshëm, nga gjobat dhe shantazhet, tek përdorimi i institucioneve dhe çojnë letra që janë në besim të institucioneve, i çojnë duke përdorur njerëz dhe paguar portale”, deklaroi Spiropali.

Spiropali nuk u ndal vetëm te denoncimi i presioneve të pretenduara, por kritikoi edhe mënyrën se si drejtohen disa institucione, duke akuzuar drejtues të caktuar se nuk veprojnë në shërbim të qytetarëve, por në interes të individëve të veçantë.

Sipas saj, në krye të institucioneve janë vendosur persona pa merita dhe pa integritet, të cilët, në vend që të përmbushin detyrimet e tyre institucionale, i shërbejnë një apo dy individëve.

“Në krye të këtyre institucioneve shkojnë njerëz pa asnjë lloj merite, publike, politike, njerëzore! Pa asnjë masë integriteti! I shërbejnë vetëm një apo dy njerëzve. Të verbër!”, mësohet të ketë thënë ajo.


Shtuar më 14.11.2026 23:21

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobet