Aktivisti dhe politikani Azgan Haklaj ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri, me titull “UÇK – Lufta – Liria – Pavarësia – Haga”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haklaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se libri ka dalë nga shtypi pranë Shtëpisë Botuese GEER.
Ky është botimi i 16-të në krijimtarinë e tij. Përmes mesazhit të tij, Haklaj ka përcjellë edhe njëherë qëndrimet e tij në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare, duke shprehur respekt për dëshmorët, mirënjohje për invalidët dhe veteranët e luftës, si dhe duke bërë thirrje për liri për çlirimtarët.
“Lavdi dëshmorëve të kombit! Respekt e mirënjohje për invalidët dhe veteranët e luftës! Liri për çlirimtarët!”, shkruan Haklaj në postimin e tij në Facebook.

Shfaq Komentet (0)






